• |
ide | kryesore

Shakaja e Justin Bieber për 1 prill nuk pritet mirë nga fansat

Paparazzi, Slider



Justin Bieber  ditën e djeshme vendosi ti bëj një surprizë fansave të tij, duke postuar foton e një sonograme të një bebi në Instagram.

 Shumë prej ndjekësve të këngëtarit për një moment menduan se ky ishtë lajmërimi zyrtar që Justin dhe Hailey do të bëheshin prindër së shpejti. Gjithsesi kjo dukej që ishte një lojë për 1 prill, ose siç në Amerikë e quajnë “April’s Fools Day”, sepse në rradhë të parë sonograma tregon një fëmijë të formuar plotësisht, që do të thotë Hailey duhet të ishte të paktën 8 muajshe shtatzën. E së dyti, data e sonogramës ishte e 2 shkurtit. Megjithatë nuk munguan komentet tipike: “SHPRESOJ QË KJO TË JETË E VËRTETË” apo “DO PËSOJ NJË INFARKT NGA KY LAJM”. Sepse fakti që Justin Beiber do të bëhet baba mesa duket mund të shkaktojë infarkt.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *