• |
ide | kryesore

Skandali i Chelsea: publikohet njoftimi për shitjen e biletave… ngatërrohet kundërshtari

Sport



Problemet e Chlesea nuk mjaftohen me pankinën e fushën. Sezoni zhgënjyes i Blues është nën sytë e të gjithëve, por jo vetëm për shumë golat e pësuar ose pak të realizuar: përvec tensionit të vazhdueshëm mbi lojtarët, zërave për pankinën e lëkundur të Maurizio Sarri, e sikur të mos mjaftonte edhe shitja e mundshme e klubit nga Roman Abramovich, shtohet edhe njësia komunikative. Pas gafës skandaloze të postimit në Twitter me temën “Cilin lojtar do të donit të blinit në verë?“, pavarësisht bllokimit të merkatos nga FIFA, komunikuesit blu bëjnë një tjetër edhe më skandaloze: publikojnë në faqen zyrtare shitjen e biletave për ndeshjen e Europa League kundër Sparta Praga. Problemi i vetëm është se Chelsea luan kundër Slavias.

Kundërshtari i Chelsea mund të thotë shprehjen klasike: “Ti nuk e di kush jam unë“, por pa asnjë provokim. Sepse me sa duket, në Londër nuk e dinë vërtetë me kë duhet të luajnë! Në Twitter, si zakonisht shpërthyen kritikat.

Pjesa më zbavitëse e gjithë kësaj historie, është përgjigja e Sparta Praga: “Përshëndetje djema, e kuptojmë plotësisht që jeni konfuzë duke qenë se ne jemi skuadra më e famshme e fituese e Pragës. Këtë herë, iu takon të luani me Slavia. Na vjen keq!“.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *