• |
ide | kryesore

Takimi i Tsipras-it me Zaev-in dhe polemika për mosekzekutimin e himnit

F1, Planet



Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, kreu sot vizitën historike në Maqedoninë e Veriut, pas normalizimit të marrëdhënieve bilaterale me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit. Tsipras u mirëprit nga fqinjët pa kontrolle të rrepta, në një atmosferë mjaft të shtensionuar dhe miqësore ku nuk munguan as selfie-t mes dy homologëve.

Në fjalën e mbajtur për mediat, Tsipras u shpreh se vendet kanë humbur mjaftueshëm kohë, ndaj duhet të lënë pas urrejtjen në shërbim të progresit të mëtejshëm. “Po mundohemi të thellojmë bashkëpunimin dhe të lëmë mënjanë urrejtjen. Kjo nuk do të jetë sukses vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë sukses për gjithë rajonin,”-  tha ndër të tjera Tsipras.

Mosluajtja e himnit kombëtar të Greqisë u bë shkak për spekulime dhe pandehma të shumta në opinionin e gjerë. Nga zyra e shtypit e qeverisë maqedonase është shpjeguar me vonesën e fluturimit të Tsiprasit, që i ka detyruar të heqin dorë nga të gjitha ceremonitë protokollare.

Pas takimit me Zaev, Tsipras do të zhvillojë një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Ndërsa, më tej kreu i qeverisë greke do t’i bashkohet punimeve të një forumi ekonomik.



1 Comment

  1. Mire te rinjte,i ka marre ne “qafe” interneti,dhe gjithe diten merren me te,kudo qe te ndodhen,qofte edhe duke hecur ne rruge,por edhe kryeministrat,megjithese jo edhe aq te rinj,merren me sellfie,me FB e cerle,duke komunikuar tere diten,me cilindo,qofshin edhe te panjohur.Po punen kur e bejna keta BURRA Shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *