• |
ide | kryesore

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Arkiva, Kryesore



Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të kryqëzohet nga konsujt e nderit të vendeve të huaja të cilët ai i përgojoi duke i shfaqur para publikut si përfitues që nuk paguajnë doganën e makinave.

Ish ministri socialist Arben Malaj, konsull nderi i Austrisë pasi ka sqaruar në fillim se ai as nuk ka aplikuar për targëështë shprehur se kjo masë mund të mos merrej me kaq bujë: “nqs realisht ka nje problem me targat, Sekretari i Pergjithshem i MEPJ te bente nje takim me kryetarin e shoqates se konsujve te nderit dhe qartesonte problemin konkrete dhe bashkepunonin per zgjidhjen e tij sa me shpejte”.

Andi Bushati:Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

Pas kësaj ka reaguar edhe Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë. Ai shprehet se deklarata e zv. ministrit Cakaj ka etiketime që cenojnë integritetin e konsujve të nderit dhe i ka kërkuar. Gjithashtu Kalo këmbëngul që zv. ministri Cakaj t’i kërkojë falje publikike për etiketimet që ka bërë në adresë të tij.“Kërkoj që ministri të deklaroj publikisht që Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompensuar sado pak dëmin që ka shkaktuar lajmi i përcjellë me aq bujë në media. Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga një ministër i komanduar i shtetit tim”, ka shkruar Kalo. Po ashtu edhe Zenel Hoxha, Konsulli Nderi i Afrikës së Jugut në Shqipëri,shprehet në një reagim për media se targat diplomatike janë kërkuar nga vendet që ata përfaqësojnë.

Armand Shkullaku: Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes

Por me sa duket një vështrim më politik të lëvizjeve të dyshes Rama Cakaj ka bërë ish ministri socialist Malaj: “Fokusi i zv ministrit tek levizjet ne staf, targat apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla” ka shkruar ai.

©Lapsi.al

 

Lista me 41 konusjt e nderit:

1. Shaban Xhabrahimi Bangladesh
2. Mimoza Ndroqi Kosovë
3. Arben Malaj Austri
4. Agron Papuli Koreja e Jugut
5. Avni Ponari Japoni
6. Rodolf Xhillari Izrael
7. Gentian Sula Malajzi
8. Përparim Kalo Danimarkë
9. Mentor Nazarko Kosovë
10. Gjergj Leqejza Austri
11. Samir Mane Tailande
12. Fabrice Wallaert Belgjikë
13. Fiqiri Kllari Bosnje Hercegovinë
14. Krenar Loloçi Kanada
15. Sotiraq Guga Estoni
16. Bardhyl Minxhozi Finlandë
17. Isuf Berberi Islandë
18. Bujar Lybesha Marok
19. Vladimir Avrami Qipro
20. Esat Ademi San Marino
21. Faik Dizdari Sllovaki
22. Kastriot Haska Lituani
23. Teodor Bilushi Itali
24. Vito Antonio Stigliani Itali
25. Tomë Preku Maltë
26. Salim Hoxhaj Bullgari
27. Artan Stroka Sierra Leone
28. Elvis Toçi Rumani
29. Belma Çela Mongoli
30. Dorian Sadiku Portugali
31. Kliti Hoti Hungari
32. Sokol Kraja Letoni
33. Marinela Jazoj Norvegji
34. Varuzhan Piranjani Armeni
35. Seyhan Pencabligblig Pakistan
36. Loritan Prespa Filipine
37. Gerian Kuka El Salvador
38. Zenel Hoxha Afrika e Jugut
39. Mirton Lika Sri Lanka
40. Bledi Bajraktari Ukrainë
41. Ilir Trebicka Uruguaj



12 Comments

  1. Gjino (Cakaj) ben cfare i thote babai (Rama). Pune te cmendurish. Sigurisht, i ka ardhur fundi dhe jane te corientuar e konfuze, nuk dine cfare bejne.

  2. Ore si ka mundesi nuk preku asnje ambasador kjo “fshesa” rilindase?
    Jane te gjithe te perkryer apo ka hall se nuk ia ç’dekreton Meta dhe i mbeten ne dore pastaj?
    Te dhenat jane publike, si ka mundesi qe vijojne te qendrojne ne detyre edhe kur kane mbushur nga 4 / 5 a me shume vjet ne tejkalim te mandatit? Fajin ia paskan pasur ca diplomate te rendomte qe nuk i llogarit kush dhe rrine si hallexhinj andej nga i rrasin? Po kur mos te hapin negociatat ne qershor do shperndaje prape cmime per te dalluarit lideri suprem?
    Perse nuk i bejne publike kriteret, arsyet dhe motivacionet dhe t’i bejne gjyq publik si ne kohen e qofte-largut armiqve te klases?

  3. Ky nuk shahu njeri,tha qe kane pasur benefite dhe kjo eshte e vertete,nuk I hoqi si konsuj ata qe duan te vazhdojne te qendrojne por jo te na shetisin neper rruge dhe me badigarde,pse jane merzitur kaq shume keta konsujt e nderit,apo fshehin dicka tjeter pas ketij reagimi,Makina qe kalojne pa u kontrolluar neper dogana pse?

  4. Dikush ta pyese ate trapin nga Kosova: ate listen me 20 vete me punonjes ambasadash nga jashte sistemit, a e perfundove apo ta krasiten? E hoqe emrin e motres se Frangajt, vellait te Canit, vajzes se Zhejit, zonjes Keko qe ka 18 vjet ne Hage e qe sfidon Ministrine e Jashtme duke thene se sa te jete Rama nuk me heqin dot? Po at per pension pse disa i firmos e disa jo? Po konsullen ne Selanik pse nuk e heq dot? Po te Batit? Se dhe ata te paligjshem jane? Pse u hoqe cub pastaj merresh me targa makinash? Ta mban te veprosh pa lejen e xyres se KGB ne kryeministri? Nje mut. As Blerten nuk ke ne dore ta heqesh, megjithse e di cfare ka bere.

  5. Vetem -Mentor Nazarko-do kete tera priviligjet si konsull nderi ne Kosove-[Absurditet qe ky peshtymua i Helmsit konsull nderi ne Kosove] sepse eshte bythlepirsi i qeverise dhe edvinskizofrenit.

  6. Mendoni vërtetë se këto marrëzira i ka bërë Mehmeti (kalamani Cakaj) me kokë të vetë, pa e pyetur Enverin (kryeministrin bojaxhi) ?

  7. Paskemi pas dhe konsull nderi ne sierra leone, sri lanka, el savador…..????!!!!
    Hajde idiotizem hajde, – e ca kane bere keta per shqiperine ?? Thjesht jane paguar nga taksat e popullit
    Shume mire qe i stopun, te gjithe te pavlere

  8. Stalinit I paskan hequr ylli paspaciu[ ndroqi] qe salihu I dha pasaporte diplomatike si shume kriminele te tjere qe salihu lulu dhe nishani I pajisen me kete pasaporte

  9. O lapsi, po kjo eshte shume e drejte sepse edhe qente e ketyre kane nje makine me CD, dhe ke harruar meksiken, beni te pakten nje shkrim te sakte, mos u beni byth lepires dhe qesharake, pale kur pretendoni se po flisni per drejtesi ne kete vend, hapni rregullat dhe ligjet kur beni nje artikull qe te jeni me te sakte.

  10. Hajt mos na cani Stalinin tani.
    Kur humben pasaportat derguar ne Greqi, te gjithe u sulet kunder Ministrise… dhe me te drejte.
    Kur keta konsujt na dalin gangstera e trafikante, te gjithe suleni kunder Ministrise… dhe me te drejte.
    Kur dikush kerkon te vendos rregull dhe te evitoje keto fenomene, perseri suleni kunder tij : Pse nuk ka gjera me te rendesishme per te bere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *