• |
ide | kryesore

Tiranë/ Largohet nga detyra drejtori i Patentave

Lajme, Të fundit



Lirohet nga detyra drejtori i Patentave për Tiranën, Arnis Hoxha, duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Ilir Mëngra.

Arnis Hoxha u vendos në krye të Drejtorisë së Patentave për kryeqytetin rreth një vit më parë dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të realizojë ndryshime thelbësore në këtë drejtori, duke marrë vlerësime të shumta nga qytetarët të cilëve iu ofrua një shërbim cilësor.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar qeverinë të bëjë këtë lëvizje, përsa kohë që për drejtorin e Tiranës ka patur vetëm vlerësime për punën e tij. Pasardhësi i komanduar i Hoxhës do të jetë Ilir Mëngra, i cili ka punuar më parë tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Drejtori i Përgjithshëm i Patentave, Blendi Gonxhe, i cili pasoi në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Arben Isaraj, ka drejtuar më parë Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit pranë bashkisë së Tiranës. Gonxhe ka qenë dikur nënkryetar i Bashkisë, në mandatin e parë të Edi Ramës.



2 Comments

  1. Nuk quhet Drejtori Patentash, injorant. Gazetar vulgar e i pashkolle.
    Institucioni quhet “Drejtoria e Sherbimeve te Transportit Rrugor”

  2. “Arnis Hoxha u vendos në krye të Drejtorisë së Patentave për kryeqytetin rreth një vit më parë dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të realizojë ndryshime thelbësore në këtë drejtori, duke marrë vlerësime të shumta nga qytetarët të cilëve iu ofrua një shërbim cilësor.”

    Pse nuk shkrujtet ndonje gje te mire per ket drejtorin ju, kur ishte ne detyre ? Apo tani doni me kriju pershtypjen qe te miret hiqen nga puna dhe vendosen te korruptuarit.

    Po si s’j vjen turp, gazetare banal ? Me kete nivel medioker do e rrezoni Ramen ju ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *