• |
ide | kryesore

Video/ Roboti që turpëroi Steph Curry dhe kampionët e tjerë të NBA

Sport, Video



Një robot, ndoshta me pamje makinoze, por me një saktësi ekzekutimi të jashtëzakonshme, aq sa për të sfiduar kampionët më të mëdhenj të NBA. Toyota, me qendër në Japan, ka krijuar robotin e basketbollit Cue 3, i cili mund të godasë për tre pikë.

Makineria, 3 metra e lartë, ka realizuar 5 nga 8 goditjet për tre pikë në një demonstrim spektakolar. Roboti i Toyotas llogarit si në një imazh tre-dimensional ku është koshi, duke përdorur sensorët në trupin e tij, rregullon motorët brenda krahut dhe gjunjëve për ti dhënë goditjes këndin e duhur dhe shtytjen.

Makineria është ende, në një farë mënyre, e paaftë të konkurojë së bashku me lojtarët profesionistë të NBA-së, si i famshmi në goditjet nga distanca, Steph Curry, pasi ende nuk është në gjendje të driblojë ose të kërcejë – aftësi thelbësore për një lojtar basketbolli të çdo niveli.

https://www.youtube.com/watch?v=i-qZLKgzYt4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *