• |
ide | kryesore

Ademi kthen mbrapsht Canajn: anullohet stërvitja, presion trajnerit për formacionin

Sport



Qyteti i Shkodrës nuk po jeton ditë të mira e pikërisht në këtë qytet e pëson edhe futbolli, duke rikthyer tek Vllaznia një situatë që nuk është e paprecedentë. Pezullohet stërvitja dhe shkaku është skandaloz: presion ndaj trajnerit dhe drejtuesve të klubit për të vendosur lojtarë të caktuar në formacion.

Vllaznisë duhet të zhvillonte seancën e rradhës stërvitore, por ajo është anulluar me vendimin e drejtuesve, për shkak të presioneve të jashtme që kanë ardhur në drejtim të administratorit Suad Lici drejtorit sportiv Engin Firat por edhe futbollistëve kuqeblu. Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se të tilla presione kanë qënë të akumuluara prej kohësh, madje edhe tekniku, Hasan Lika, flitet se kontratën e kishte për ta mbyllur në qershor dhe e parapriu vendimin për tu larguar drejt Amerikës për të njëjtën arsye. Kujtojmë këtu edhe një vit më parë kur trajneri Ernest Gjoka u sulmua nga një person që në fund doli se ishte futbollist me skuadrën e të rinjve të Vllaznisë.

Tekniku, Agim Canaj, ka sqaruar se ishte duke u nisur si zakonisht drejt Shkodrës, por një telefonatë e kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi, bëri që tekniku vlonjat të rikthehej në kryeqytet në pritje të zhvillimeve të ngjarjeve. Drejtuesit e Vllaznise, Lici, Firat janë mbledhur menjëherë në Bashki së bashku me kryetaren Ademi, njëkohësisht edhe presidentja e klubit, për ti dhënë zgjidhje këtyre problematikave. Burimet pranë klubit bëjnë me dije se situata është e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqebluve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *