• |
ide | kryesore

Balla: Partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje pushojnë së qeni të tilla

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh ditën e sotme se Kuvendi është legjitim. Sipas tij, partitë politike që nuk hyjnë në zgjedhje nuk do të jenë më të tilla.

“Ky është një parlament legjitim, sigurisht. Kjo sepse ne i jemi përmbajtur totalisht kushteve të KQZ dhe kemi qenë korrekt me të gjithë aktorët e mundshëm në procesin demokratik të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla.

Balla iu bëri thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos i bojkotojnë ato. Ai tha se i vjen keq që PD dhe LSI po vetëshkatërrohen dhe nuk hyjnë në zgjedhje. Balla shtoi se do bëhen përpjekje që dhe emigrantët të mund të votojnë.



6 Comments

  1. KUSH TA THA NJE LIGJE TE TILL APO TI E SHPIKE ANDEJ NGA JU LINDI SHUME GJERA TE CUDITESHME BILE TE JASHTE ZAKONSHE O SHKENCAR TI DUHET TE JESH NE SHKENC E JO NE POLIT NE PARLAMRNTIN E EVRASEVE DHE HAJDUTEVE TI DUHET TE ISHE NE 313…

  2. Felliqesira me e madhe e politikes Shqipetare. Bashke me bracen dhe abazin e fjalimit te paharruar ne Diber bejne nje treshe per arbitrim ne superioren.

  3. Lereni kete -llapaqene -aq ja pret aq thote .U be llapaqeni i Librazhdit qe te nxjerri jashte ligjit partite parlamentare po te mos marrin pjese ne zgjedhje .Ketij shikoini -japine-pastaj verini kusine.-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *