• |
ide | kryesore

Edhe Duka mes të korruptuarve të UEFA-s: Mediat ndërkombëtare, pas Grintel të Gjermanisë, përmendin edhe kreun e FSHF-së

F1, Sport



Luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, ka qenë dhe është slogani i një jete në institucionet që udhëheqin futbollin Europian dhe Botëror, por sa realisht është kështu edhe në dritën e zhvillimeve të fundit. Kjo është ajo që sjell në vëmendje shypi ndërkombëtar, duke përmendur se në bordin ndërkombëtar të futbollit ka disa zyrtarë të lartë të zgjedhur, nën vëzhgimin e mediave vendase dhe nën hetim ndërkombëtar, mes të cilëve edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Associated Press apo edhe Washington Post sa për të përmendur emra konkretë të shtypit prestigjoz, në 5 emrat e përmendur, ku natyrisht i pari është Reinhard Grindel, i dorëhequr një ditë më parë nga kreu i Federatës Gjermane të Futbollit spikat edhe ai i kreut të FSHF, Duka. Në prill të vitit 2016, Grindel premtoi transparencë absolute, kur erdhi në krye të Federatës gjermane të futbollit, ndërsa pothuaj tre vjet më pas, ka dhënë dorëheqje nga posti pikërisht për shkak të akuzave për korrupsion. Numri 1 i futbollit gjerman është dorëzuar para presionit të madh, pas akuzave se nuk ka deklaruar në hyrje një orë luksoze, një dhuratë, në koston e 6 mijë euro, që biznesmeni ukrainas Grigoriy Surkis i ka bërë kreut të Federatës Gjermane.

Grindel u dorëhoq në gjermani, por vazhdon të ndikojë në vendimet për futbollin europian, duke përftuar $400,000 në vit, plus shpenzimet, nga pozicionet që mban në UEFA and FIFA. Surkis, në fakt është një njohje e vjetër edhe e Armando Dukës, kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pikërisht në zgjedhjet e shkurtit 2018 mbërriti në Tiranë në mbështetje të presidentit aktual, për të mbajtur larg politikën nga futbolli. Për 17 vjet në krye të FSHF-së, Duka është zgjedhur në komitetin e UEFA’s në shkurt – kujton Associated Press, pavarësisht se UEFA kishte dënuar 10 vjet klubin më të madh shqiptar Skënderbeun për truktim rezultatesh. Megjithëse nuk është i lidhur publikisht nga UEFA për trukimin e ndeshjeve, emri i Dukës u shfaq në dokumentet e brendshme të cështjes.

Në të njëjtën vorbull janë përmendur edhe irlandezi John Delaney, që është zgjedhur në të njëjtën kohë me Grindel në prill 2017. Nuk ka shpëtuar edhe presidenti i Federatës së Ukrainës, Andriy Pavelko, që zëvendësoi piëkrisht Grigoriy Surkis, që dhuroi orën për Grindel e që lidhet me dyshimet për kërcënim jete të një gazetari. Kështu, në një bilanc të shpejtë, ata që akuzohen, procedohen apo dorëhiqen për korrupsionin në vendet e tyre, marrin vendime për të gjithë…tolerancë zero?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *