• |
ide | kryesore

Ekzekutimet në Shkodër/ Lleshaj dhe Veliu shkojnë drejt qytetit verior

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer sërish në Shkodër, ku i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pritet të takohet ditën e sotme me prefekturën e qarkut Shkodër.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit  Astrit dhe Brahim Bilali, vëmendja e ministrit ndaj qytetit verior ka qenë e shtuar.

Menjëherë pas ngjarjes ai njoftoi shkarkimin e drejtorit të policisë në këtë qytet, ku në vend të Vehbi Bushatit u vendose Niko Brahimaj.

Ndërsa disa ditë më vonë u shkarkua nga detyra edhe shefi i komisariatit Vasil Çela, në vend të të cilit u emërua Lorenc Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *