• |
ide | kryesore

FMN kritikon qeverinë për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël

Lajme, Të fundit



Fondi Monetar Ndërkombëtar i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare për problematikat që ka sjell masa e ndërmarrë në Prill të 2018 për futjen e biznesit të vogël në skemën e tvsh-së me xhiro 2 milion lek në vit. Në fakt kjo ka qënë edhe një kërkesë e hershme e FMN-së e cila i ka kërkuar qeverisë shqiptare mospërfshirjen në skemë të biznesit të vogël pasi do të ketë efekte negative.

‘Zgjerimi i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhduar negativ në ngarkesën me punë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve – si dhe kosto administrative për bizneset e vogla – pa sjellë ndonjë përfitim domethënës në të ardhura’.

Një tjetër problem i evidentuar nga FMN në raportin e fundit është edhe mosshlyerja në kohë e rimbursimit të TVSH-së. Deri në Tetor, detyrimi i TVSH që duhet të rimbursohet ishte 14.4 miliardë lekë.

“Problemi i vazhdueshëm i rimbursimeve të vonuara të TVSH-së duhet të adresohet. Kjo është një barrë administrative e panevojshme për administratën – shkaku kryesor i së cilës qëndron në parashikimin e dobët të taksave dhe menaxhimin e parave të qeverisë. Integriteti dhe besueshmëria e sistemit të TVSH mbështetet në kreditimin e ligjshëm të TVSH-së, që janë pagesa që duhen kthyer shpejt. Është shqetësuese që kjo çështje ka dalë sërish në pah, pasi u adresua disa vite më parë“.

 

 



4 Comments

  1. PRISNI SE NUK KENI PARE GJE . KETA KANE BOSHATISUR ARKAT DHE NUK DINE SE KU TE MARRIN LEKE . NXIRRET DHJAME NGA PLESHTI??????????????

  2. Jooooo, nuk eshte e vertete,,,,kete e thone ata qe nuk i duan te miren vendit, Me siguri keshtu e interpretojne Ramistet, e kuqalet, sepse bota ata po i perkrah edhe kur jane ne kundershtim me rregullat e demokracise.. Me kete motiv mbrohen banditet. Kjo eshte goditje kunder mashtrimeve qeveritare qe thone per rritje ekonomike, pasi jetesa e popullit ka renie nga dita ne dite.

  3. Pse nuk prisni 2021! Prisni . Avash avash mos u nxitoni. Merni gjithe kohen qe ju duhet. Se mos keni gje ne kuriz. Hajdeni merni dhe ikni. Lek per te tere……

  4. Leku leter …..ne shqipri. Ishalla ja mesyjne shqiptaret edhe nje here ambasadave tuaja te merni vesh mire ca ndodh ketu. Po do ti keni azilant politike. Ishalla. Zoti shpetofte shqiptaret e thjeshte nevojtare fukarenj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *