• |
ide | kryesore

FOTO/ U rrah në protestën e PD-së, arrestohet i riu nga Elbasani

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Elbasani që mori pjesë në protestën e opozitës, ndërsa u përplas dhe konfrontua fizikisht me disa nga simpatizantët e tjerë të PD-së. I arrestuari është Olsi Albarjami.

“Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si dhe më pas ky shtetas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social Facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie. Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre” – thuhet në njoftimin e policisë.



5 Comments

    1. Te gjitha genjeshtra i kane dale ne fakt: qe nga kriminelet ne parlament dhe bashkira, e deri tek avionet dhe parcelat me droge…

  1. Po kur futet ne makinen e policise pse se kane dhene ne botim? Andaj del qe ishte bashkepunetor, i infiltruar ne protesteper te iniciuar veprime e nxitur protestuesit qe ti degjeneronte, e te diskretitoje opoziten, Keshtu veprojne mjeshterit e percarjes, e ogurzezi Rama me kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *