• |
ide | kryesore

Gafa e Ogerta Manastirliut, investimin me fondet turke të qendrës shëndetësore e prezanton si punë të qeverisë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Përvetësimi i punëve publike nga ministrat si investime të tyre apo të qeverisë nuk është një gjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Së fundi një gafë të tillë e ka bërë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu. Ajo ka postuar në Tëitter një video ku tregohet rehabilitimi i qendrës shëndetësore të Tufinës. Sipas ministres ky investim është pjesë e programit qeveritar “300 qendrat”. Por ndërkohë e vërteta është ndryshe. Qendra shëndetësore është rikonstruktuar me fondet e shoqatës turke ‘TIKA’. Madje kjo shoqatë e ka bërë publike këtë gjë në faqen e saj në Facebook. Shihni fotot më poshtë.

©LAPSI.al 



6 Comments

  1. Po Erion Veliaj vetem me fonde te donacioneve te huaja apo private mburret. Ai edhe pazarin e ri qe e financoi banka boterore e shet si te vetin. Edhe sheshin e shemtuar skenderbej qe e financoi firma fusha ne kembim te mbylljes se hetimeve per ardit gjoklajn, e shiti si te vetin. Juve kapeni me Ogerten qe eshe cironke. Merruni more ku shkojne fondet publike te bashkise se jane qindra miliona euro cdo vit qe avullojne nderkohe qe punet publike jane vetem me financim te dhuruar ose me ppp. Paditeni more Pinokun e bashkise se na vuri perpara ky injorant nje popull te tere.

  2. Eshte pa ndershmeria qe e karakterizon kete qeverine punen e saja, ashti si dhe per konviktet e universitetit qe e pervetsojne investimin qe eshte dhene nga pushteti GJerman. Per kesi tangarlleqesh me parat e te tjereve, keta ia mbathin vehtes, por qe edhe nuk bejne transparencen sepse i shtyne sensi i vjedhjeve qe jane mjeshtra. Keta s;kane bere nje rruge te re, apo shkolla, biblioteka, cerdhe, kopeshte per femijet, Por vetem mburrje, e vjedhje. Nuk ka kush i beson me, sepse po tregohet ne cdo dite se si po shkon ekonomia e zhvillimi i jetes se ketij populli te mashtruar, andaj te bashkuar ta crrenjosim mizerien.

  3. Jane dhe disa qendra shendetesore qe po rikonstruktohen me fonde zvicerane. Pres shume nga keto “gafat” ne muajt ne vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *