• |
ide | kryesore

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi…

Sport



Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Sport, trajneri i Interit duket sikur ka dhënë llogari me veten, teksa e ka ekzagjeruar me deklaratat. Megjithatë dialogu mes tij dhe Marotta nuk është thyer kurrë, pavarësisht se Spalletti duhet ti ketë dhënë një farë mërzitje pronarëve kinezë dhe presidentit Stiven Zhang. Nga ana e tij sulmuesi argjentinas ka qëndruar në heshtje: as ai, as bashkëshortja-menaxhere Wanda Nara nuk i kanë përdorur rrjetet sociale për të dhënë të tjera mesazhe dhe ky qëndrim është vlerësuar nga Spalletti.

Në një analizë taktike mbi Inter – Lacio, zikaltrit kanë humbur 38 nga 45 krosimet e kryera në zonën e penalltisë, atje ku ka qenë vetëm Keita. Corriere dello Sport përqendrohet mbi të gjitha në dhomat e zhveshjes, duke sqaruar se rreth Icardi ka vetëm ngricë dhe tension. Shokët e skuadrës presin ende që ai të kërkojë falje, por ish-kapiteni qëndron në heshtje.

Këtë mbrëmje në Genoa argjentinasi do t’i ketë të gjithë tifozët kundër: të zotët e shtëpisë, edhe për shkak të të kaluarës së tij tek Sampdoria, por dhe ultrasit interistë në transfertë. Icardi do të luajë titullar në tridhëmbëshin me Politanon dhe Perisiç, dy nga “armiqtë” e tij, ndaj dhe në 90 minutat e kësaj sfide të gjithë do të jenë kundër ish-kapitenit, që nuk është gjendur kurrë në një pozitë të tillë në karrierë .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *