• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Javën tjetër zbarkon me mision në Tiranë zyrtari i lartë amerikan

Lajme, Të fundit



Zëvendës-ndihmës Sekretari në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së Matthew Palmer do të vijë në Tiranë më 9 Prill. Burime për Report TV konfirmuan vizitën e Palmer, i cili do të zhvillojë një tur në të gjithë rajonin e Ballkanit. Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Palmer pritet të takohet me zyrtarët më të lartë në vendin tonë, mes të cilëve me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Pjesë e diskutimeve pritet të jetë kriza politike e cila prej 2 muajsh ka mbërthyer aktualitetin politik në Shqipëri. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në datë 20 shkurt zhvilloi dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në lidhje me krizën politike, por situata nuk ndryshoi. Opozita pasi dogji mandatet, vijon me protestat, disa prej të cilave kanë degjeneruar në dhunë.

Flitet se nga datat 4-6 Prill në Tiranë vjen edhe një tjeter zyrtar i DASH, Johnatan Moor, por kjo edne nuk është konfirmuar. Kujtojmë që dy vite më parë, situata ishte thuajse e njëjtë, ishte zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee i cili mbërriti në Tiranë në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për ngërçin politik.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *