• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh sot se protesta ishte për të rinjtë dhe e studentët, të cilët u mashtruan dhe ende nuk iu është plotësuar asnjë prej tetë kërkesave të tyre. “Sot është protesta e të rinjve, është protesta e studentëve. Mbasi dëgjuan pardje fjalimin e Paktit të Mashtrimit, Rama akoma nuk ka parë gjë akoma. Është e vërtet që jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve, por përkundrazi i kanë futur në një qerthull që e shton akoma dhe më shumë mungesën e funksionimit të universiteteve.”, tha Kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi shtoi se protestat nuk do të ndalojnë, deri në largimin e Edi Ramës. Ajo theksoi se largimi i Ramës e bën Shqipërinë, e cila deri tani konsiderohet si parajsë e drogës dhe e parave të pista, një vend normal dhe europian.
“Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilzuar më shumë se kushdo tjetër. Por po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës, po sensibilizojmë edhe atë pjesë të Rilindjes, e cila e kupton vetë që çdo gjë ka marrë fund, por është vetëm një zvarritje, e cila shton edhe më shumë dëmin në rradhët e Partisë Socialiste, se sa opozitës së vërtet shqiptare. Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama.
Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani”, u shpreh Kryemadhi.



9 Comments

  1. Lulzim Basha Kryeminister dhe Monika Kryemadhi ministre e Financave. Shqiperia behet vetem ne kete menyre.

    1. Fiks. Imagjinoni cfar progresi do kishte ky vend pastaj. Do jetojm pothuajse si ne parajs, pothuajse…

  2. Kija-21 -shit, gruaja e Allendes, pasi eshte konsultuar me te gjitha kerpacet-kerpicet qe e rrethojne dhe pasi morri bekimet e kishes se Lacit, Abaz Aliut, baba Tomorit, Xim kulufit,, Lizes se qymyrit dhe te dervish Hatixhese konkludoi se seshpejti do te behet zv/Kryeministre dhe minister e jashtme. Deri sa te dekretohet ne keto poste shkoi deri tek sigurimet shoqerore, per te marre asistencen.

  3. Dmth protesta derisa deri ne vdekje (nga pleqnia dmth). Njerezve u ka ardh ne maj te hundes me kete Erdoganin ton, po per fat te keq o gruaja e hajdutit, ti perfaqeson te shkuaren njesoj si ky Erdogani ne pushtet. Ti perfaqeson injorancen, nepotizmin, hajduterin, plagjaturen, fytyr shurren e botoxin. Ti zben dy lek. A te kujtohet kur gjat nje emisioni televiziv mbureshe me vilen ne lalez, me palma 30 mij euroshe e mobilje 100 mij euroshe. hapeshe bythesh me leket e vjedhura te popullit, ti me ate ropqirin president qe e kan kap me presh ne dore e ne vend qe ta fusnin ne burg e ben president. Rama beri protesta, u vran 4 vet per punen e hajduteris se Like floririt dhe pastaj Rama per ta denuar e beri president. Ti mi shapke edhe nje protest qe filloi te jepte shpres, nxitove direkt ta dhisje me nje mut se kishe frik se te merrnin stafeten. Tani kur numuron ata qe mbledh te dalin me pak se ata qe ke paguar.

  4. Mblidh burrin Moneee, se mos te ben hatan e ja jep vetes si Alende. Hahahaha, o cu kenaqem me kete estrade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *