• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë: Partizani kërkon përmbysjen, Kukësi ka shansin e fundit, edhe Laçi nuk heq dorë

Sport



Ndeshjet e para kanë lënë pothuaj të hapur të gjithë skenarët në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke premtuar për befasi surpriza e tension. Partizani kryesues ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi me Luftëtarit 1-2 dhe duhet të provojë të thyejë kalanë e Gjirokastrës, në 90 minutat apo më shumë të kthimit. Kryesuesit e kampionatit vijnë pas një barazimi titull me Kukësin dhe synojnë të shënojnë dy golat që i duhen përballë Luftëtarit. Ka vetëm një problem, me Ahmatajn bluezinjtë nuk kanë pësuar asnjëherë në shtëpi humbje me dy gola diferencë.

Kukësi sfumoi një rezultat që do ta kishte projektuar në gjysëmfinale, kur lejoi dy gola në pesë minutat e fundit në Niko Dovana, duke marrë me vete vetëm një 2-2 që nuk ka siguri, edhe pse natyrisht të favorizuar janë veri-lindorët. Tekniku Raman Ndreu, në ndeshjen e tij të dytë në pankinë, ka mundësinë e dy rezultateve në tre, por në anën tjetër ka presionin e një kualifikimi të domosdoshëm. Kupa e Shqipërisë është shansi i fundit për një trofe, që do të justifikonte pjesërisht investimet e bëra në skuadër. Blutë kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të kthehen të luajnë në një stadium miqësor si Elbasan Arena, ku ka edhe fitoren e fundit atë 3-0 kundër Luftëtarit.

Nuk ka hequr dorë nga kualifikimi as Laci, që është mundur 3-0 në ndeshjen e parë përballë Tiranës. Ajo që ndodhi në hyrjen e dhomave të zhveshjes, me një përleshje agresive të shkaktuar nga sulmuesi i Tiranës Micheal Ngo’o dhe presidenti i kurbinasve Pashk Laska nuk mund të fshihet lehtë dhe aq më tepër në harkun e tre ditëve. Me një tension të tillë, tre gola mund të mos mjaftojnë për ta konsideruar një ndeshje të mbyllur. Kështu të gjithë në lojë, me përjashtim të Skënderbeut që i prêt në gjysëmfinale, pa luajtur kundër Kazmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *