• |
ide | kryesore

Kylie dhe Travis lënë keqkuptimet, bashkë për pushime

Paparazzi, Slider



Kohët e fundit në media u përfol se çifti i  njohur po kalonte një krizë të marrëdhënies së tyre, pasi dyshohej se reperi e kishte tradhëtuar.

Por tashmë mësohet se, Kylie Jenner dhe Travis Scott po kalojnë një periudhë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe gjithçka ka mbetur në të kaluarën.
Dhe meritë për këto kohë të bukura kanë pushimet e tyre ekzotike në Punta Mita, në Meksiko. Pasi mori një pushim nga turneu i tij, reperi e shfrytëzoi për të kaluar pak kohë me partneren dhe vajzën e tyre 1 vjeçe, Stormi Webster. “Kylie dhe Travis kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe tani janë të lumtur. Ata me të vërtetë kishin nevojë për këtë pushim dhe të kalonin kohë vetëm me njëri-tjetrin”- tha një burim për “E!News”. Çifti i famshëm kaloi disa kohë bashkë familjarisht dhe diskutuan për gjithçka dhe patën edhe mundësinë të relaksoheshin.
“Sa herë që Kylie shikon Tristan duke u kujdesur për Stormi-n, bie në dashuri gjithmonë e më shumë”- ka treguar më tej burimi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *