• |
ide | kryesore

Të shtëna në Fier, autorët djegin makinën me armët (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një makinë është gjetur e djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”. Nga të dhënat e para raportohet se mjeti i djegur, është qëlluar fillimisht me armë në zonën e rreth rrotullimit dhe më pas i është vënë flaka në periferi të qytetit.

Burime të lapsi.al thane se mjeti tip Renault rezulton me targa false dhe brenda saj është konstatuar një armë dhe një krehër me fishekë. Pak minuta më herët u raportuan të shtëna armësh në dalje të Fierit në zonën e rrethrrotullimit të parkut, por nuk raportohen të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.



1 Comment

  1. Po çfare behet keshtu xhanem????? Nuk ka dite mos kete plagosje, vrasje, shpërthime, aksidente, perleshje, vetvrasje?????
    Po na vjen fundi
    Zot ruana nga e keqja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *