• |
ide | kryesore

Milan i copëtuar kundër Juventus: Donnarumma jashtë, Paqueta rrezikon sezonin…

Sport



Jo vetëm për shkak të barazimit të ardhur nga goli i Lasagna, por Milani, pas barazimit 1-1 ndaj Udinese, është i mbushur me të plagosur dhe të dëmtuar. Nga infermieria nuk është se vijnë lajme të mira. Gennaro Gattuso ka qenë i detyruar të bëjë dy zëvendësime në 41 minutat e para për shkak të këtyre dëmtimeve të pësuara: në fillim Reina për Donnarumma, ndërsa në fund të pjesës së parë Paqueta ka qenë i detyruar t’i lërë fushën Castillejo.

Në bazë të kontrolleve të pare mjekësorë, bëhet e ditur që portieri kuqezi do ta humbasë me siguri sfidën e së shtunës ndaj Juventus për shkak të një tëheqje të mundshme të muskujve (do t’i takojë përsëri Reina), ndërsa situata më shqetësuese është ajo që i përket Pakuetës, i vendosur për herë të parë ndaj Udinese pas shpinës së sulmuesve. Braziliani do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera pasdite, por kavilja e djathtë është e goditur dhe stafi mjekësor i frikësohet një ndalese të gjatë, deri në fund të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *