• |
ide | kryesore

Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir Bushati?

Lajme, Të fundit
ditmir-bushti-ne-kuvend.jpg



Nga Astrit Patozi

Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.

Sepse e shikoj, gjithësesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e është vetmja sot në Shqipëri.

Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në gazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.

Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave. Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?



8 Comments

  1. Jo o -Patoz-jo nuk u gezua njeri.Po si ka mundesi qe ju derrat politikane kur u shkasin kembet -Hungurisni-kjo na cuditdhe nuk na gezon .Pse nuk e hapnit -gryken-sa ishit ne karrike .Por ajo fjala e urte popullore thote mire;-Derrat nje hunde kane.

  2. Ta them unë. Ditmiri foli për gabimet e rilindasve të mëdhenj, por ishte edhe një zë i ngjashëm me tuajin. Edhe ti, që kur ike nga parlamenti flet dhe gëzon Të Gjatin dhe shpurën e tij, hidhëron çdo njeri normal, të gjithë PD-në. Kë gëzoi Fatmir Xhafaj, kur foli për vetingun në polici? Kur flet emocionalisht, nuk arsyeton logjikisht. Ndaj, mos ia fut kot. Kur flet për të tjerët , mos harro veten tënde. Çfarë do të thuash, nëse , një ditë do të kthehesh përsëri tek PD-ja? Do t’i thuash se ndryshove, se gabove, se do të kërkosh falje. Por ç’ vlerë kanë a do të kenë ato, po qe se ndodhin? Mund të jesh i besueshëm? Nuk e besoj.

  3. Po cte gezohemi? Ditmiri iku , po bandat aty jane dhe nuk ka ditmir qe na shpeton pa ardhe dita e zeze e bandave dhe e atij qe i frymezon.

  4. Ky ballegjeri down, eshte i biri i jashteligjshem i R. Alise, gjithashtu ka shume qef bananet braziliane, thjesht nje gore kokeboshe.

  5. Ai që është shqiptar duhet të ndjehet ndryshe në mos i gëzuar pasi Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe kur dikush qoftë edhe i pa pëlqyer nga shumëkush jep një rrugëzgjidhje duhet përgëzuar

  6. Ditmirit po luan karten e fundit si socialist demokrat dhe progresist (gallate). Tani qe u dogj plotesisht nga Rama si rilindas, po perpiqet te sillet si socialist dhe ngacmoje disa komuniste te vjeter. A e degjuat qe kerkoi ndihme nga Gramoz Ruçi-turp per ne shqiptaret qe eshte kryetar Kuvendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *