• |
ide | kryesore

Reagon policia: Kush e dogji makinën me armë brenda në Fier

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detajet e para zyrtare për makinën e gjetur të djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *