• |
ide | kryesore

Sondazhi i IPR: 62% e shqiptarëve duan te ikin, por ç’mendojnë për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

Lajme, Të fundit



IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi sondazhin e parë për këtë vit. Sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar dje dhe sot është marrë rezultati përfundimtar. Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.

Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.



13 Comments

  1. e ka ber vensin edvini te erin me trafikant.esht normal qe nuk e dojn bashen lloji dele,lop,gica e serra i rames.luli i bllokoi skefet e tahirit,geronit,fatmirut,olsit etj.ipr marleting paguhet nga rama siq paguhen edhe votuesit me oara kokaine.63 perqind dojn te ikin nga edvini vetem kjo tregon realitetin.

  2. Megjithese kjo si interviste te le pershtypien qe eshte bere ne lagjen e bllokut , e megjithate, Pa qene e plote se si jane pyetur e c’moshe kane pyetur, shume pak realitet origjinal te jetes se popullit ka. Mundet qe vetem per emigrimin do jete me e drejta, per opozitaret, e provojne votat, por pa Ed Vromen.

    1. pse te jete vetem per emigrimin e verteta dhe jo per opozitaret, po sikur te jete vetem per opozitaret e verteta dhe jo per emigrimin?

  3. Se sa i besueshëm është ky sondazh, mjafton të përmendim faktin se 59% i të pyeturve në një nga sondazhet ishin të papunë e megjithate rezultonte se një shumicë “ishin të dashuruar me Ramën” që i ka lënë pa punë.
    Një tjetër rezultat me një pikpyetje të madhe është ai që pohon se 62% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria, e ndërkaq një shumicë janë të “kënaqur” me Ramën e për liderët e opozitës janë shprehur negativisht sikur Shqipëria të ishte qeverisur nga opozita këto 6 vite..
    Megjithëate në parashikimin për rezultatet e zgjedhjeve si ato lokale edhe atyre politike, opozita (PD) dilte me 10% vota më shumë se PS.
    Ka edhe shumë rezultate të tjera kontradiktore në këtë sondazh .
    Vërehej p.sh. se ndonëse në shumicën e shqiptarëve ka rënë shumë interesi për pranimin në BE, përsëri, nisur nga deklarimet e përfaqësive dipllomatike të shteteve të BE që e kanë dënuar djegjen e mandateve nga opozita, të këtij mendimi ishin edhe një shumicë e qytetarëve të pyetur.

  4. Si ka mundësi që 62% e shqiptarëve duan të largohen, dhe nga ana tjetër rreth 44% e votojnë rilindjen?

    Llogjika të thotë se ky 62% është kundër rilindjes dhe 38% e mbështet atë.

  5. NE ANJE MENYR VETEM NESE KENI PYETUR BANORET E DROGES DHE ATMINISTRATEN SE PO TE PYETET POPULLI SKA SI EDI RAMA EDI DROGA TE ME MARRE ME SHUME SE BASHA PER CFARE PER KANABIZIMIN DERI NE QELIZEN E FUNDIT TE SHQIPERIS PER MINISTRAT E MBRENSHEM TE LIDHUR ME MAFJEN PER GJOBAT DHE BURGUN E E FUKAREJVE NDERSA MINISTRAT DREJTORET E TIJ JANE TE LIRE. SPITALET JANE PA LEKE I DINE GJITHE SHQIPTARET LEGALIZIMET PA LEKE DHE SI PO BEHEN ME PERZGJEDHJE PARTIAKE APO MUNT TE JETE VOTUAR PER ORGJIZMIN ………..

  6. Juri te takon ta shperblesh lulu,shko lahu hiq xhulin e shpellarit pastro bythen parfumosu dhe te pret lulu te zyrat e firmes Viktorja,shko kanaqe kryetarin lulu mor bythqiri vogel

  7. Realisht ose afer reales vleresohet puna e qeverise. Opozita ka vleresim subjektiv kryesisht, nen sulmet e propagandes se fugshqyerit ky vleresim subjektiv eshte i ndikuar negativisht.

  8. Do gezohesha po te mendoja se keto nuk jane parti liderash por grupi, por nuk eshte e vertete. Keto ne fakt jane parti ish-liderash (berisha e meta), persakohe qe personalisht luli i mona, jo vetem qe nuk sjellin, por bjerrin vota , do te jene perjete skllever te sponsorve te tyre politike. Edhe rama personalisht nuk e merr te gjithe pelqimin e partise. Edhe ai problemin e ka me ish liderin SHOKUN ENVER.

  9. Sikur kjo te ishte e vertete , ky do ishte fundi i shqiptareve. Vetem nga frika mund te thuash qe jam me kete qeveri abuzive. Do jete bere ne administrate ku shumica jane vetem fotografe dhe polica.
    Ne nje vend ku ne 5 vitet e fundit kane ikur gjysem million banore , nuk ka nevoje per komente. Qeveria duhet te jepte doreheqjen dhe ftonte popullin te zgjidhte nje qeveri tjeter. Ne demokraci pushteti nuk eshte qellim ne vetvete por nje mundesi per te sjelle zhvillim per vendin, qytetaret dhe jo pasuri personale.
    Nuk ka nevoje per asnje analize tjeter.
    Nga ana tjeter EU nese na do brenda duhet te na pranoje keshtu sic jemi dhe ti bejne ato reformat. Kjo qeveri nuk eshte fare e interesuar qe te behet anetare e EU sepse pastaj nuk do te mundin dot as te mbjellin vreshta jo me kanabis… Nuk do mund ti marrin tokat pronareve te ligjshem me ndihmen e oligarkeve , zengjinjeve shqiptare te rinj qe jane te pangopur, pa moral dhe pa fe. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *