• |
ide | kryesore

Video/ 22 vjet turpërim në Gjirokastër: Partizani flaket jashtë Kupës

F1, Sport, Video



Ëndërra për të fituar dy trofetë sezonalë është mbyllur në Gjirokastër për Partizanin, që ka dalë i mundur edhe një herë nga qyteti i gurtë, i mundur 1-0 në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Dëmtimet e shumta e kishin lënë pa shumë zgjedhje Skënder Gegën, që për më tepër duhej edhe të rikuperonte 1-2 e disfatës së ndeshjes së parë kundër Luftëtarit. “Nuk mund ta shohësh të ardhmen e dikujt, në qoftë se nuk e provon – shpjegoi Gega ndryshimet e katër lojtarëve në dy pozicionet e qendrës së mesfushës -. Nganjëherë e bën këtë lloj eksperimenti, bashkohet me rezultatin dhe duket si e suksesshme. Unë shikoj detajet. Lojtarët e tjerë nuk kanë agresivitetin e Telushit dhe Hila”.

Pas triumfit në sfidën e parë, bluezinjtë e Ahmataj arritën një tjetër sukses me 11 metërshin e Dungës, që ruan traditën e më shumë se dy dekadave pa humbje përballë të kuqve në ndeshjet e zhvilluara në Gjirokastër. “Kur kam ardhur këtu – kujtoi tekniku Ahmataj -, Kupa nuk ka qenë farë në horizont. Objektivi është qëndrimi në kategori, por mendoj që duhet të rishikohet kalendari i ngjeshur. Është një torturë të luash 5 ndeshje në 2 javë”.

Pas 37 vjetësh Luftëtari e sheh veten në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa për të ruajtur pathyeshmërinë e fushës përballë të kuqve, duhet të provojë edhe një herë në kampionat të dielën, kur dy skuadrat të vendosen sërisht përballë, por me objektivat të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *