• |
ide | kryesore

Video/ Icardi kthehet me gol, por skenën e rrëmben Gagliardini: Lazio hedh poshtë mundësinë e parë Champions

Sport, Video



Fitore bindëse dhe shumë e thjeshtë për Inter, që me 4-0 në shtëpinë e Genoa blindon vendin e tretë në Serie A, pikërisht në mbrëmjen e rikthimit mes titullarëve të Mauro Icardi. Pas avantazhit të Gagliardini me një veprim inteligjent në minutën e 15′, ish-kapiteni ka lënë gjurmën e tij me një penallti të fituar në të 39′, që është shoqëruar me kartonin e kuq të Romeros. Kthehet tek goli në kampionat pas 107 ditësh argjentinasi, ndërsa në kohën shtesë golat e Perisic e përsëri Gagliardini konkludojnë misionin zikaltër.

Lazio humbet shansin e parë për tiu afruar zonën Champions, duke dalë e mundur nga transferta me Spal. Skuadra e Simone Inzaghi ka një ndeshje për ti rikuperuar, por nëse do të kishte marrë 6 pikë në këto dy ndeshje, do kishte parakaluar Milan në vendin e katërt. Strakosha është detyruar të dorëzohet vetëm në minutën e 89 kur Petagna ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, në një episod që tërboi bardhekaltrit e ku portieri i Kombëtares kuqezi u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Për ndeshjet e tjera, Roma nuk shkon më shumë se 2-2 përballë Fiorentinës, në barazimin e vetëm të mbrëmjes. Empoli i shkakton një humbje të papritur Napolit, pa Hysajn të dëmtuar, duke e cuar diferencën e skuadrës së Ancelotti me Juventus kryesues në 18 pikë.

Italy – Serie A

Empoli 2 – 1 Napoli
Frosinone 3 – 2 Parma
Genoa 0 – 4 Inter
Roma 2 – 2 Fiorentina
SPAL 1 – 0 Lazio
Torino 2 – 1 Sampdoria



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *