• |
ide | kryesore

Video/ Laçin e ndalon shtylla për përmbysjen historike me Tiranën, Mema e ka me lojtarët: “Nuk doja show”

Sport, Video



Ndeshja më e sigurtë për nga rezultati, rrezikoi të bëhej përmbysja më e madhe e cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Lacin që u ndalua vetëm nga pasaktësia e Mane të rikuperonte humbjen 3-0 të ndeshjes së parë me Tiranën. Ardian Mema ka qenë tepër nervoz në fund të ndeshjes duke kritikuar lojtarët për mënyrën e interpretimit të ndeshjes: “Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë lojtarëve. Duhet të jemi të thjeshtë, të luftojmë dhe ti bëjmë gjërat si duhet. Nuk na shkojnë këto gjëra, të bëjmë show.”

Kurbinasit e Starovës nuk kishin hequr dorë nga kualifikimi në Kupë, e këtë e tregoi mjaft mirë akti i dytë zhvilluar në Lac, ku bardhezinjtë ishin shumë më rivalizues se tre ditë më parë në 1-1 e kampionatit. Tirana ishte ajo e pritjes në gjysëmfushën e saj, ndoshta edhe e drojtur nga nga ngjarjet që pasuan të shtunën e kampionatit. Presioni ndikoi e në këmbët e Karabecit që në minutën e 29-të katranos gjithcka, duke i dhënë Laçit atë që priste; pikërisht kundërsulmin, me Shtubinën që nuk i dha asnjë mundësi Abibit. Tiranës i dolën skemat jashtë cdo funksioni. Laci është më kurajoz dhe 4 minuta pas rifillimit e rëndoi psikologjikisht Tiranën me një diagonale të Cokajt, që bëri të shihej realisht shumë pranë përmbysja.

Vetëm shtylla, në goditjen e Xhixhës në minutën e 71-të, ndaloi bardhezinjtë të kryenin kryeveprën e tyre. Tirana duhet të kënaqet vetëm me kalimin në gjysmëfinale, sepse loja e zhvilluar ishte tërësisht nën dominimin e Lacit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *