• |
ide | kryesore

Video/ Rashica lojtari i ndeshjes: goli spektakolar i kosovarit udhëheq Werder në gjysëmfinale të Kupës

Sport, Video



Werder Bremen është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së arritur në Gelsenkirchen 0-2 përballë Schalke 04, por protagonisti absolut ishte Milot Rashica. Kosovari ka shënuar një gol mbresëlënës në minutën e 72 të sfidës, duke i hapur rrugës suksesit të Bremen.

Rashica është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, dhe jo vetëm për golin e shënuar, por për një performancë spektakolare të 22-vjeçarit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës konfirmohet lojtari më në formë i Werder Bremen, me golin e nëntë në vitin 2019, në 11 ndeshje të luajtura, duke llogaritur edhe 2 gola në tre ndeshjet e Kupës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *