• |
ide | kryesore

A është shkelur MSA-ja me tenderat e “Air Albania”? Komisioneri Hahn : Do të kryhen kontrolle

Lajme



Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, pohon se Komisioni Europian është në dijeni të shkeljeve të mundshme të rregullave që parashikon Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në fushën e prokurorimeve dhe të konkurrencës, nga ana e qeverisë shqiptare në rastin e aeroportit të Vlorës dhe të kompanisë “Air Albania”. Konfirmimi i Hahn-it është në fakt një përgjigje zyrtare që Komisioni ka dhënë ndaj letrës së eurodeputetit Paul Rübig, i cili kërkon verifikimin e veprimeve të ndërmarra nga pala shqiptare, për të përcaktuar më pas nëse janë ndjekur procedura në shkelje të MSA-së.

Nisur nga raportimet e shumta të mediave shqiptare lidhur me çështjen, si edhe nga moskryerja e hetimeve përkatëse nga organet mbikqyrëse, Rübig iu drejtua përmes letrës shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për të ditur se cilat do të jenë veprimet konkrete të Komisionit për qartësimin e rastit në fjalë. “A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian? Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?”- përfundon letrën e tij Rubig.

Duke iu përgjigjur paraprakisht letrës së Rübig, komisioneri Hahn është shprehur se Komisioni ka planifikuar për muajt e ardhsëhm një kontroll e verifikim të përgjithshëm të këtyre rasteve problematike me tenderat e konkurrencën në Shqipëri. Shqetësimet dhe pretendimet për ndjekjen e procedurave të dyshimta mbi aeroportin e Vlorës u ngritën fillimisht nga opozita, më pas nga mediat vendase dhe nga ato evropiane, si p.sh.: “Die Presse” dhe “Der Standard”.



1 Comment

  1. komisioneri han mut.jo shkelur po neperkrmbur ti,rama,boschard,fajon,luu etj nga kriminele frrok,ndok,prenga etj qe nuk i zejn as 2 terrabajt po i permende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *