• |
ide | kryesore

Akuzat që do të rëndojnë mbi terroristin e Zelandës së Re

Planet



28-vjeçari australian Brenton Tarrant, pas sulmeve që kreu në dy xhami në qytetin e Kristchurch të Zelandës së Re, do të përballet me akuzat për 50 vrasje dhe për 39 tentativa vrasjeje.

Gjithashtu, ai do të hetohet për lidhje dhe ndihmë ndaj grupimeve supermaciste të bardha në Gjermani, pasi Bundestagu gjerman ka raportuar se Tarrant kishte financuar grupime të tilla në shtetin gjerman. Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars.

I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, një supermacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristchurch-it më 5 prill.

Pas ngjarjes, kryeministrja e Zelandës, Jacinda Ardern, mori vendimin që vendi të ndalojë armët gjysmë-automatike dhe pushkët, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Tarrant publikoi masakrën live në “Facebook”, duke krijuar probleme edhe për rrjetin social.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *