• |
ide | kryesore

Amber Rose shtatëzënë për herë të dytë

Arkiva



Amber Rose është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Modelja 35-vjeçare e bëri njoftimin përmes një postimi në Instagram, ndërsa publikoi një foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur gjatë kohës që bënte ekon.

“Alexander Edwards dhe unë jemi shumë të lumtur që të njoftojmë se kemi një djalë të vogël që po vjen. Sebastian është shumë i lumtur që do të bëhet vëllai i madh”, shkroi ajo në postim.

Alexander Edwards është një producent muzike dhe ka shtëpinë e tij diskografike, “Def Jam Records”. Ai dhe Amber janë në një lidhje prej tetorit të 2018-s.

Kujtojmë se Amber ka dhe një djalë 6 vjeç Sebastian, me ish-partnerin Wiz Khalifa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *