• |
ide | kryesore

Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegjen e mandateve

1, Arkiva, Ide

Rezultatet e sondazhit të IPR marketing i kanë hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit të debatit që po zjen në vend, nëse djegja e mandateve nga partitë opozitare ishte apo jo vendimi i duhur. Po t’i lexosh shifrat e tij në një mënyrë sipërfaqësore duket sikur ato mbërijnë në një rezultat paradoksal.

Nga njëra anë të anketuarit refuzojnë në mënyrë plebishitare vendimin ekstrem të opozitës. 61/% e të pyeturve nuk e miratojnë atë, ndërkohë që vetëm një bërthamë radikale (18.7%) e përkrahin pa rezerva. Pra nga ky hulumtim të krijohet përshtypja sikur profecia e Ramës se stemat e PS dhe LSI mund të shkojnë për skrap dhe opozita reale rrezikon të zhduket, është në sintoni me atë që mendojnë shqiptarët.

Lexo më poshtë:

Analiza e shifrave/ Çfarë tregoi sondazhi italian?

Por, një tabelë tjetër, ajo se për kë elektorati do të votonte nëse zgjedhjet lokale apo të përgjithshme  zhvillohen sot, ka marrë një përgjigje befasuese.  Sipas saj, një koalicion i mundshëm PD-LSI i fiton bindshëm zgjedhjet me një epërsi të thellë prej 5 deri 9 pikësh kundrejt Rilindjes (53% me 44-48%). Pra kjo pasqyrë e dytë jep përshtypjen sikur PD është rritur ndjeshëm duke e rikuperuar erozionin e madh të votave që dmokratët pësuan pas “zbutjes” të radikalizmit që erdhi si pasojë e marrëveshjes Basha – Rama. Ajo konfirmon se ndryshe nga pandehmat e një partie që mbijeton vetëm në kuadër të pushtetit, LSI, ka ditur t’i ruajë në kuota të kënaqshme përkrahësit e saj( 14-15%).

Pra leximi i këtyre shifrave kundërthënëse të bën të ngresh disa pyetje logjike: cili nga versionet është reali, ai se opozita po rrezikon zhdukjen, apo ai tjetri se ajo është në prag të fitores?

Përpos kësaj dileme themelore, këto rrezultate ngrejnë edhe një tjetër. A duhej vallë që PD- LSI të shkonin drejt një hara-kiri të pa dëgjuar në histori, kur Rama u mundkërka edhe me zgjedhje? A duhet bojkotuar sistemi kur ai e krijoka mundësinë e rotacionit të natyrshëm?

Këto të dhëna, në pamje të parë kundërthënse, kërkojnë një shpjegim, aq më tepër që hulumtimi i IPR Marketing, e ka vërtetuar seriozitetin e tij në vite, ndryshe nga eksperiencat alla Gani Bobi, që kanë lënë një shije të hidhur për publikun shqiptar.

Dhe përfundimi i parë është se këtu nuk ka asnjë paradoks. Sepse harta elektorale e një sondazhi nuk është kurrë e njëjtë me atë që ndodh në terren. Ajo as nuk mund të parashikojë makinacione të tipit Gjush-Avdylaj, as mijëra çamët e rilindur në Dibër dhe as atë përqindje votash të blera në finish të garës për të cilat flet OSBE ODHIR-i. Ajo konfirmon se fuqia e Edi Ramës nuk qëndron tek vota popullore, por tek makinacionet ekstra elektorale që ai ndërmer së bashku me trekëndëshin tashmë të njohur kriminalo-oligarkiko- mediatik.

Pra, në këtë kuptim djegja e mandateve nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë të mposhtjes së Ramës me një garë reale, por si kundërshtim ndaj metodave që ai përdor për të zhbërë atë avantazh prej 5-9 pikësh që ka aktualisht opozita.

Dhe megjithëse, indiferenca, tutaltja, firka ndaj trazirave dhe prishja e komoditetit të jetës së përditshme i bëjnë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve të japin përgjigje kundër skenarëve ekstremë, djegja e mandateve, duket se i ka ndërgjegjësuar ata për problemin real që ka vendi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që rezultati i songazhit të konfirmojë se Rama nuk është më në gjendje ta mbajë tepsinë vetëm për vete. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që PD ka një rekuperim të papritur në raport me zgjedhjet e 2017.

Në, këtë kuptim, shifrat e IPR marketing e konfirmiojnë rrugën e mundimshme të zgjedhur nga opozita. Ndryshe nga ç’thuhet në propagandën e regjimit, ajo nuk rrezikon zhdukjen, por forcimin në sytë e zgjedhësve, për sa kohë po lufton me fantazmën e një opozitë fallco, të dobët, që shërben si fasadë dhe në fund gënjehet me disa poste shtetërore nga Rama.

Djegja e mandateve nuk po rezulton në sytë e shqiptarëve si frikë nga gara, por si kurajo për t’u mbrojtur nga vjedhja. Tani sfida reale e PD-LSI-së është të mendojnë si të garantojnë ato 5-9 pikë përparësi që akordojnë shqiptarët dhe që mund t’u treteshin si kripa në det nëse ëndërrojnë një pakt të ri me kryeministrin.

Prandaj, të gjithë ata që kërkojnë të hapin debatin pas atij 61%-shi të frikshëm (që janë shprehur kundër braktisjes së parlamentit) gabohen. Atyre nuk duhet tu’a zërë sytë mjeti, përpara se të shohin qëllimin. Sepse shifrat e sondazhit, megjithëse treguan ndrojte për të parin, konfirmuan të dytin. Ata i japin më shumë përkrahje një opozite pa mandate, se asaj që kishte tjetërsuar mandatin duke bashkëpunuar me Ramën.  
©Lapsi.al

22 Comments

  1. Vazhdon me Lart Frymen Revolucionare. Po pastaj cfare ndodh? Apo heqim Ramen njehere. Naivitet madje provincial. Pa strategji.

    1. Ke te drejte, me mire mbajme Ramen dhe marrim thesin e miellit apo sufllaqen. Ky po qe eshte modernizem kryeqytetas, jo si “provincialet” qe guxojne te analizojne sadopak katrahuren qe na rrethon perdite

  2. Me kujtohet nje gazetare e BBC qe pyeste Berishen (kur ishte K/m)se sipas sonndazheve qeveria eshte me korruptuara ne Europe e plot t tjera..Berisha i tha qe nga keto sondazhe une nuk i perfill fare se jane te njeanshme etjjjj..Cfare ndodhi.Berisha u mund ne zgjedhje dhe tani ben si llapaqen qe do beje lufte me familjen (dhe Arminen ne plazh qe ben milion a duke shitur breke).Sondazhet jane si puna e luftes qe behet ne zyra dhe jo ne terren.

  3. Oppzita skishte epersi 9% po qe ja vodhi rama. Pd qe 200 mije vota mangut se ska besim te luli. Sado ta sheqerosi lapsi kjo esht e verteta

  4. O fisi grus Rames, eshte fyerje nese je tironc, por nejse. Lexoje mire ti se Bushati eshte ne rregull me aritmetiken sepse 48 perqind PDja plus 12 perqind LSIja sa bejne? Keto gjithmone sipas sondazhit, andaj nese do ta mbrosh kunatin, mbroje jo si tironc, por si nga Vunoi.

  5. Edhe une them te mbajme Ramen!
    Madje kam filluar te bej portrete me foto te Liderit Global ne korniza, se i duan njerezit per ne shtepi e zyra

  6. A thua bre Bushat te varet e ardhmja e vendin vertete nga ndryshimet ne perqindje te votave ne sondazhe sa per njeren e per tjetren? Te jete valle celsi i lumturise sone? Apo valle mos eshte nje loje dhe kjo per te mbajtur gjalle shpresen si zjarri i lojrave olimpike, qe kur fikej e ndiznin ne furgon me cakmak “zjarrin e perjetshem”. Prandaj dhe riciklimi dy tre vjecar i problemeve politike bashke me zgjidhjen qe i pason. Gjetje gjeni, analizojme sondazhe e votojme sa here njerin apo tjetrin qe shpresa te mbaj gjalle masat e rraskapitura nga jeta, vetem aq shprese, sa te kene fuqi te shkojne neper kutite e votimit te tromaksur nga varferia por jo aq sa te kene fuqi te bejne rrevolucjon. Demokracia eshte forme adhurimi tha Mencken nje here, adhurohen cakajt nga gomeret, tek ne eshte kthyer ne forme argetimi.

  7. Lab i marrosur, apo lap i lapanjosur, shihi shifrat, e bashke PD_ LSI shkojne 61 perqind, e kjo nese nuk te vjen per oreks apo deshire se ne intervista nuk eshte vjedhur vota, ti mbaje shpresen tek vesi i partise tende.

  8. Zoti xixa + ari +stalin .Ju lutem mos fyeni komentuesit sepse nuk eshte faji i tyre qe rama dhe shumica e votuesve tallin bolet dhe pallen me sondazhet dhe propaganduesit anal ist xhenerik pompista te sondazheve .

  9. Po mire mor bushat si largpames qe je pse nuk thua a duhet te futen ne zgjedhje lokale me ramen apo jo?? Kunati i bashes thote po se pret te falen kanditatet “online” ne rradhe te ai.

  10. O ZOT !Te rrotullohet lukthi nga “broqkullat profetike” te ketyre analistevesiBushati.Vetem nje injorant si Basha u besoi Bushatit,Lubonjes , Shkulanit,Zhejit e korit te ketyre paraziteve mercenare te cilet nuk shohin me larg se hunda.Bushati si papagalli perseriste se djegja emandateve eshte e vetmja rruge te rrexohet Rama.Tash kur u vertetua se te gjithe nderkombetaret dhe 80 % e shqiptareve jane kunder nje marrezie te tille dhe kur ky veprim forcoi Ramen meshume se kurre dhe eleminoi nga skena politike opoziten qe beri vetevrasje me djegjen e mandateve,ky ,praBushati gjene thermia neper sondazhe per te arsyetua “keshillen e tij gjeniale” .Ore sa ndihmon sondazhi more kokederr?Rama tani eshte pa konkurence dhe te gjithe e dine se nuk ka shanse te humb zgjedhjet,madje do ta qoje pert skrap PD-ne she LSI-ne.Ndoshta ju jeni ne listen e pagave te Rames dhe qellimisht e moret ne qafe Bashen e gjore.

  11. Problemi duhet shtruar mbi realitetin politik aktual shqiptar e jo me gjykime për persona publikë politikë.
    Jo po fiton Basha, Rama apo Mona !
    Në 5 dekadat e diktaturës staliniste, Shqipëria drejtohej me dorën e hekurt të një personi të vetëm, diktatorit Enver Hoxhës.
    Ai i kishte në dorë të gjitha pushtetet. Nuk lejonte asnjë parti tjetër veç PP, nuk kishte asnjë media kundër, ju a preu kokën edhe bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë ish komandantë të brigadave partizane, kishte në dorë policinë e fshehtë, Sigurimin famkeq, policinë, ushtrinë, qeverinë, drejtësinë e gjithshka.
    Në këto dy vitet e fundit, Rama ka bërë të njejtat gjëra si Enveri e bile ja ka kaluar edhe atij që ka shkrirë fare deri edhe Gjykatën kushtetuese,.
    Nëse Enveri identifikonte veten me partinë, Edveri identifikon veten me tepsinë.
    Po qe se opozita ka më pak deputetë në parlament, sipas Ramës tepsia e të gjitha pushteteve të pakufizuara i takojnë vetëm atij.
    Bile ngaqë i është mbushur mendja nga Spiropali se ai është Skënderbeu, ju bën thirrje grave që për hir të “hallateve” të tij, të ndikojnë tek burrat e tyre që të tradhëtojnë partitë e tjera e ti bashkohen “rilindjes” së askushit.
    Funksionoi e bile për 5 dekada diktatura e Enverit me sistemin njëpartiak.
    Por a mund të funksionojë ai model në një sistem demokratik pluralist qoftë edhe të dobët ?
    Pa u mbushur as dy vitet e “tepsisë” së pushtetit të Edverit, nga të gjitha anët e jo vetëm nga opozita politike, kanë shpërthyer protesta kundër tij.
    E kush mund ti dalë në mbështetje një diktatori ?
    Vetëm shërbëtoret e tij pa asnjë vlerë morale e intelektuale.
    Ose ata të cilët nuk jetojnë dot pa samarin në kurriz, pra shqiptarët me mendësi skllavi, ose bashkëpuntorët e mafies së krimit e drogës me të cilët mbahet në pushtet Rama.
    Sa i takon diskutimeve se a bëri mirë apo bëri keq opozita që dorzoi mandatet, personalisht kam qenë me mendimin se kjo nuk duhej bërë duke patur parasysh një njeri si Rama që këtë veprim e quan si “fitore” të tij.
    Por kush më shumë se deputetët e opozitës që janë ndeshur me murin e mafies politike shqiptare që solli Rama, mund ta vlerësojë më mirë këtë veprim ?
    Por edhe shqiptarët në tërësi, si është e mundur që të mos e kenë kuptuar se qeverisjen alla Rama, është ai vetë që e ka ndëshkuar duke përjashtuar vetëm veten ?
    Kush ka ngelur në qeverinë e krijuar me votat “e popullit” në vitin 2013 apo në vitin 2017 ?
    Opozita po e po që e ka kundërshtuar këtë qeverisje duke e argumentuar me fakte, por derisa Rama i ka larguar pjesën dërmuese të bashkëpuntorëve të tij, njëlloj si Enveri dikur, mos na qenka ai shqiptari më i mirë e më i aftë e gjithë shqiptarët e tjerë qenkan “zero” , fjalë kjo që ai e përsërit vazhdimisht e për cilindo ?

  12. nuk keni per te patur ndonjeher drejtesi. me mire vrisni veten ose jetoni me ndergjegjie te paster dhe pa brek ne bythe. ikni qiuni tani se lesh keni per te zgjidh, ky sistem u instalua nga sorosi dhe te deleguarit dhe perfaqesuesit e tij.

  13. Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegjen e mandateve thote Bushati!!!
    Nderkohe 61.1% e shqiptareve nuk pajtohen me vendimin e opozites.

    Te gjithat qeverite ne Shqiperi jane konsumuar mbas 2 legjislacionesh – rizgjedhja e Berishes ne 2005 eshte spektakular. Ndersa sot mbas 8vjetesh ne pushtet, PSja prap kryeson. Akrobacirat PD+LSI jane merre me long…. PDja e vetme duhet te ishte 20-25% para. Fajin per mu e kane xhaketat e vjetra ne PD dhe te aleatet + aleanca me LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu