• |
ide | kryesore

Basha tregon se sa mundësi ka që opozita të rikthehet në Parlament

Lajme, Të fundit



I pyetur nga Deutsche Welle nëse opozita do të rikthehet në parlament, kreu i PD-së mohoi ekzistencën e një mundësie të tillë. Sipas tij, kjo që po ndodh me situatën politike në Shqipëri është  një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive.

“Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestag dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”, tha Basha midis të tjerash.

Kreu demokrat shtoi se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra dhe qeveri të kapur nga krimi.

“Në Evropë nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja dhe me një Parlament të zgjedhur nga populli shqiptar. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia”, shtoi ai.



10 Comments

  1. Gjene me te mire qe ke bere deri me sot si politikan eshte largimi nga parlamenti . Mos i lere gjerat pergjysem , beje reforme te re zgjedhore dhe ndryshime ligjore dhe je fitues me 1000 % . Nese kerkon ta mbash stanjacion je 1.000.000 % i humbur .

  2. Ky loqja e salihut merr rrugen per ne gjermani per te dhene interviste te dojce vele me parate e taksapaguesve dhe thote po te njejtat fjale qe thote neper qytetet e shpellareve,neper tv e tirones,neper rrugicat qe kerkojne diell dhe ne takimet me guerilasit e astirit dhe ne fund protestat me thirrjet Larte Frymen Revolucionare,prandaj dhe ne sondazhet ky loqja lul renditet ata qe e duan vetem 20% te votueseve

    1. ik ore se le name, kriminelin Sali berisha, qe ne vend tjeter te botes do ishte denuar me vdekje per tradheti kombetare

    1. nderoje ate emer Labi se vetem Labet se duan ate moterqire, se ai do perdorte napalem kunder vlores, . Nqs se une kam sperem ne koke ti ske as shure ne koke, por je sferik ne tru si gomari

  3. Agron qe ne vend te truve ke beton, mund te me thuash nje vend ku sipas teje Berisha do denohej me vdekje?

  4. Agron une jam shqiptar vellai jo t te kujtohet si baballaret e keture na trembnin me ameriken se ne do beheshim si ata e do vdisnim per buk si vrisnin njerez ne kufi atakelysha te kuq dhe i terhiqnin zvarr neper qytete tashti per te mbuluar turpet e tyre ty te trembin me berishen i cili zhduku urin shekullore te shqiptareve Berisha eshte legjend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *