• |
ide | kryesore

Basha zbulon detajet: Çfarë ndodhi në takimin kokë më kokë me Metën

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë detaje nga një takim i mbajtur i fshehtë deri tani që ai ka pasur me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Mësohet se takimi është zhvilluar javën e kaluar dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore. Në një intervistë me telefon për emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, Basha tha se me Presidentin kishte diskutuar për situatën politike ku ndodhet vendi.

“Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar në mos gabohem. Ka zgjatur rreth 35 minuta ku kam parashtruar pikëpamjet e mia ku ndodhet vendi dhe kam shkëmbyer mendime mbi situatën. Ka qenë një takim normal ku kemi biseduar pas një kohe të gjatë me Presidentin. Unë si kryetar i opozitës dhe ai si president. Nuk e kemi pasur rastin që të shkëmbejmë mendime në këto kohë” – tha Basha, por pa dhënë më shumë detaje. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Dalin detajet e reja te takimit like-lulu ku biseduan per femijet qe jetojne ne perendim me parate e popullit njeri ne angli tjetri hollande dhe ne fund rane dakort qe femijet te vazhdojne te jetojne ne perendim

  2. Kurse femijte e rames kane shku Ne amerike që ju te paemra te ps jeni kaq bole kjo zbehesh fjale por te ishit koqe prishur kete sma morrte mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu