• |
ide | kryesore

Del para Vetting-ut ish-prokurorja Rovena Gashi, kërkon rikthimin në detyrë

Lajme, Të fundit



Ish-prokurorja Rovena Gashi, doli para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku kërkon të rikthehet në detyrë. Ajo ka vendosur që mbrojtjen e saj t’ia besojë së motrës Alma Gashit.

“Nuk jemi njoftuar që do ishte ky vëzhguesi ndërkombëtar i ONM (Theo Jakobs) që do merrte sot pjesë në këtë seancë”, – tha Alma Gashi.

Por tre anëtaret e KPA-së i kujtuan zonjës Gashi se pritet të ketë një vendim nëse do pranohet apo jo si ndihmëse e së motrës, Rovenës.

Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme e cila në fakt, është e pezulluar për shkak të një procesi penal është e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut, ku në seancën dëgjimore e konsideroi vendimin e saj të paragjykuar dhe të ndërmarrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisionin i Vetingut.

Dhe pas marrjes së verdiktit të shkarkimit, Rovena Gashi ka kohë të merret me një çështje tjetër, të cilën e ka dërguar në Strasburg ku kundërshton shtetin shqiptar për procedurat se si ajo u pezullua nga detyra.

E njohur ndryshe si ish-krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.



3 Comments

  1. Shihni kush ka drejtuar Prokurorine pasi Llalla ka qene kukull dhe po te kthehet perseri ne sistemin e drejtesise kjo kurva me kliken e saj atehere te dhjefsha Reformen ne Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *