• |
ide | kryesore

Eduard Dervishaj, shqiptari që do të merret me organizimin e finales së Champions

Sport



Komiteti Organizativ Lokal i finales së Champions Madrid 2019 është mbledhur në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit. Takimi, i kryesuar nga Drejtori Ndërkombëtar dhe Operacioneve të RFEF (Federata spanjolle e Futbollit), Eduard Dervishaj, ka bërë bashkë përfaqësues të Qytetit të Madridit, Klubit të Atlético Madrid, Policia Kombëtare, Policia Bashkiake e Madridit dhe vetë Federata spanjolle.

Sipas asaj që bën të ditur El Mundo Deportivo, Dervishaj prej vitesh drejtues në Federatën Spanjolle të Futbollit është konsideruar njeriu i duhur për të marrë në duar organizimin e finales së madhe të Champions. Ish-sekretari i përgjithshëm të FSHF-së, ka administruar edhe më parë ndeshje të mëdha në arenën e futbollit që ka rëndësi, por tashmë duhet të merret deri në detaje me finale e 1 qershorit në Madrid.

Takimi i këtij komiteti ishte sigurisht për të finalizuar çështjet që lidhen me ndeshjen e madhe që do të përfundojë kompeticionin më të rëndësiëshëm Europian për klube të sezonit aktual, më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *