• |
ide | kryesore

FOTO/ Debutim triumfues i Tottenham, në stadiumin 1 miliard stërlina, me 9 kate dhe 62 mijë tifozë

Sport



Tottenham ka inauguruar stadiumin e ri, duke e kurorëzuar me një fitore debutuese në Premier League: 2-0 kundër Crystal Palace e golin e parë zyrtar absolut në impiantin madhështor e ka shënuar koreani Son (i dyti shënoi Eriksen). Një stadium me 9 kate që mund të mirëpresë ekzaktësisht 62 062 persona, për një kosto prej 1 miliard stërlina mes strukturave e veprave aksesoriale që e bëjnë impiantin më avangard në botë. Pa harruar fushën, totalisht të cmontueshme, për momentet kur Spurs nuk do të luajnë dhe do ti lënë hapësirën eventeve të ndryshme apo koncerteve.

Nëntë katet e stadiumit janë të lidhura me shkallë të lëvizshme dhe ashensorë, me disa lounge e një restorant me yje Michelin, përvec birrarisë së brendshme. Gjithcka, por plotësisht gjithcka edhe pse tifozët anglezë nuk e kanë pritur mirë ndryshimin.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *