• |
ide | kryesore

Gjyqi me BSH dhe Kuvendin/ Apeli i jep të drejtën e 56 pagave ish-Guvernatorit, Ardian Fullani

Lajme



Gjykata e Apelit ka vendosur në favor të ish-Guvernatorit, Ardian Fullani, i cili kërkonte dëmshpërblim me 56 paga nga Kuvendi dhe Banka Qendrore e Shqipërisë, për shkarkim të paligjshëm nga posti. Fullani iu drejtua kësaj instance të drejtësisë, pas vendimit të Shkallës së Parë së Gjykatës Administrative, sipas të cilit subjekti paditës do të fitonte të drejtën e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore.

Dëmshpërblimi prej 56 pagash përllogaritet të arrijë shumën e 42 milionë lekëve. Kujtojmë se Banka e Shqipërisë u përfshi në një skandal të paprecedentë në vitin 2014, kur në bilancet e saj mungonin 713 mln lekë. Pas këtij konstatimi, ish-Guvernatori u arrestua për t’u lënë më pas i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, ndonëse Prokuroria lëshoi pretencën e 5 vjetëve burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më tej, në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënoi për zhdukjen e 713 milionë lekëve, 13 ish-punonjës të Thesarit të BSH-së. Mes të arrestuarëve gjenden edhe dy të pandehurit kryesorë për vjedhjen, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dënuar respektivisht me 13 dhe 10 vjet burg. Ndërsa, ish-kryeinspektorja e Thesarit, Elivar Golemi, u dënua me vetëm 2 vjet burg.

Ish- Guvernatori e argumentoi kërkesën e tij për dëmshpërblim për pagat e mohuara me nevojën e passtrimit të njollosjes së moralit të figurës së tij, pas arrestimit dhe shpënies në Gjykatë.



1 Comment

  1. Ku eshte Ramadani – dibrani qe futi ne burg fullanin ?????…..uuuupssssss as vetingun nuk e kaloi. Rama e mashtroi sic bejne politikanet :D, e more ramadan, te pakten spo shkon ne burg.
    Akuza koti, e hengri vetem Elivari i shkret 2 vjet me kusht 😀 😀 nuk denohet fullani por Elivari , e ta lumsha mer veting!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *