• |
ide | kryesore

Grindja me Kessie shtyn Biglia drejt Boca Juniors

Sport



Lucas Biglia duket se e ka mbyllur historinë e tij në Milan dhe sheh përpara drejt një të ardhme e gjitha për t’u shkruar. Mesfushori i mbështetur nga Mercedes, pret një thirrje nga Milan për të zgjatur kontratën, në përfundim më 2020. Në mendjen e ish-futbollistit të Lazio ka vullnet për ta mbyllur karrierën tek kuqezinjtë, atje ku këtë vit ka një numër total prej 17 ndeshjesh dhe një gol, por situata e fundit pas sherrit me mesfushorin Franck Kessie duket se ka vendosur shumë gjëra.

SIRENA ARGJENTINASE – Në orët e fundit, në fakt, mesfushori është vendosur nën vëmendjen e Boca Juniors, me klubin argjentinas të bindur se do të mund ta sjellë Biglia në Buenos Aires. Lucas është shumë kërkuar nga presidenti i Boca, Daniel Angelici. Bëhet fjalë vetëm për shfaqjen e parë të interesit, por mesfushori kërkon të reflektojë me qetësi dhe të vendosë për të ardhmen vetëm në fund të sezonit. Tentativa e Boca është reale dhe konkrete e pas asaj që ndodhi në pankinën kuqezi, duke se ka marzhe të një rikthimi të tij në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *