• |
ide | kryesore

Insigne sakrifikon të jetë kundër Genoa, për të mos humbur Arsenal

Sport



Në Castel Volturno shqetësimi kryesor lidhet me gjendjen e Lorenzo Insigne. Sulmuesi nuk u grumbullua për transfertën e Empolit, për shkak të një dëmtimi të ri, që e mban përsëri të ndalur në infermieri, por kapiteni i të kaltërve nuk do të humbasë sfidën me Genoa. Edhe në ditën e lirë të dhënë nga Carlo Ancelotti për skuadrën, Insigne është paraqitur në qendrën teknike për të përmirësuar gjendjen e këmbës.

Shtatshkurtri nuk dëshiron aspak të humbsë ndeshjen e radhës dhe është stërvitur individualisht, me një program të specializuar, duke i dhënë një sinjal pozitiv Ancelotti, që do të vendosë për vetëm para sfidës kundër Genoa. Fakti që tekniku italian po mendon ta hedhë në fushë Insigne, do të jetë edhe një mënyrë për ta bërë që t’a grumbullojë minuta në prag të Arsenalit: një ndeshje në të cilën do të donte të ishte me çdo kusht. Sidoqoftë, do të jetë trajneri që do të vendosë. Lorenco mesazhin e tij e ka dërguar, e me kuptim të qartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *