• |
ide | kryesore

Juventus, të dielën mund të fitojë titullin, nëse…

Sport



Humbja e Napoli në transfertën e Empoli i ka dhuruar Juventusit ndeshjen e parë titull. Bardhezinjtë janë dy fitore larg arritjes së titullit të tetë radhazi, por ekziston edhe mundësia që skuadra e Massimiliano Allegri të festojë titullin që të dielën e ardhshme. Në rast të fitores ndaj Milan, në ndeshjen e parakohshme të shtunën në orën 18 në Stadium e humbjes së Napoli të dielën në mbrëmje në San Paolo kundër Genoa, bardhezinjtë do të kishin qartësinë matematike të titullit kampion. Me shtatë javë nga fundi i kampionatit torinezët do të kishin në këtë situatë 21 pikë avantazh e përplasjen direkte në favor.

Ndërkohë, në këtë javë të kampionatit për Juventus erdhi edhe matematika e një vendi në Champions League e ardhshme. Shenjë kjo e një supremacie kombëtare që po rishkruan historinë e futbollit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *