• |
ide | kryesore

Kërkesa e Haradinajt për 70-vjetorin e NATO-s

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përpos urimit ndaj sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stotelberg, për 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të themelimit të kësaj aleance, ka patur dhe një kërkesë.

Ai ka shprehur dëshirën që dhe Kosova të jetë pjesë e aleancës si kontribuese në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë. #WeAreNATO#NATO70”,  shkruan Haradinaj në Facebook



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *