• |
ide | kryesore

Lidhi dhe përdhunoi të dashurën, dënohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Tetë vjet burg për dhunë seksuale të rënduar, rrëmbim dhe lëndime shumë serioze, kërcënime dhe shpifje kundër të dashurës 18 vjeçare.

Ky është dënimi i diktuar gjatë ditës së djeshme ndaj shqiptarit Kledian Hoxhaj, 21 vjeçar, që jeton në San Concordio në Lucca. Aktualisht, i riu është i burgosur në Prato.

Ngjarja tronditëse që 21 vjeçari u bë protagonist daton në nëntor 2017. Në atë kohë, shqiptari kishte një lidhje dashurie me vajzën, por duke u shndërruar në xheloz paranojak.

Në të paktën tre ose katër raste, ai e kishte rrahur vajzën si ‘ndëshkim” për sjelljet që nuk i pëlqenin. Vajza nuk e kishte denoncuar. Në një mbrëmje, e reja ra dakord të qëndronte në shtëpinë e tij, i cili jetonte vetëm në San Concordio, për të kaluar natën aty për herë të parë.

Papritur, shqiptari sipas mediave italiane, shpërtheu në agresion të fortë ndaj saj .

Ai e kishte lidhur vajzën në shtrat duke e përdhunuar pa qenë në gjendje të kundërshtonte. Për shkak të xhelozisë së çmendur, e kishte grushtuar, kapur për fyti dhe madje e goditi me bishtin e fshesës, e cila ishte thyer për shkak të brutalitetit të goditjeve.

Një natë e pafundme terrori për vajzën, të cilës i kishte marrë edhe telefonin celular për të parandaluar thirrjen për ndihmë.

Rreth mesditës së ditës së nesërme, ai është veshur për të dalë duke e mbyllur në shtëpi dhe vajza duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, ka marrë telefonin duke lajmëruar prindërit.

Para se të largohej, ai e kishte kërcënuar me vdekje: “Nëse më denoncon, unë do t’ju vras …”.

Prindërit e tronditur u çuan vajzën në dhomën e urgjencës, me shenja të rënda dhune, ënjtje dhe të nxira në pjesë të ndryshme të trupit

E nënshtruar dhe e frikësuar nga brutaliteti i dhunës, vajza sërish nuk donte ta denonconte, madje i ka dërguar mesazhe “pozitive”.

I riu, në sytë e policëve që e arrestuan, nuk u duk i penduar apo i mërzitur. Në të vërtetë, ai pohoi se e kishte mbrojtur veten nga vajza.

Tani, Hoxhaj, do të kalojë 8 vite të jetës së tij në burg, dënim i dhënë fal procesit gjyqësor me procedurë të shkurtuar./panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *