• |
ide | kryesore

Në ndeshjen e lamtumirës e rrëmbejnë me helikopter: inskenimi i çmendur i kushton klubit dënimin e fushës deri në fund të kampionatit

Sport



Çmenduria e fundit në karrierë e Ignazio Barbagallo ka mbërritur në ditën e lamtumirës nga futbolli i luajtur. 55 vjecari i famshëm në anët e Catania për humoret, shakatë apo gjetjet në rrjetet sociale, ka zgjedhur një dalje nga skena hollyëoodiane. Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Tretë, Città di Viagrande-Nebrodi, inskenoi një rrëmbim në fushë me helikopter e njerëz të maskuar e me pistoleta.

Skena i vuri të pranishmit në panik, me helikopterin që u ul në fushë. Arbitri e futbollistët nxituan të fshiheshin pas pankinave apo në tribunë, kur dy njerëz me kapuc zbritën me armë në dorë, duke rrëmbyer numrin 18 Ignazio Barbagallo e duke e detyruar të ngjitet në helikopter…

Një dalje nga skena e pabesueshme që nuk e ka zbavitur aspak Gjykatësin Sportiv: skuadra vendase duhet ti luajë ndeshjet brenda diku tjetër deri në 31 maj, me kampionatin që do të mbyllet në 28 prill; e vetë Barbagallo, nëse ka ndërmend të shpikë dicka tjetër për kthimin në fushë, duhet të presë sezonin e ardhshëm, duke parë skualifikimin deri në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *