• |
ide | kryesore

Njihej me pseudonimin “Tony Montana”, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Britani

Lajme, Të fundit



Dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale në Britani të Madhe shqiptari Mane Driza. Ai përdorte emrin Sokol Drenova pas vrasjes makabre me thikë të bashkëkombasit të tij, Stefan Bledar Mone, vetëm 23 vjeç. Ngjarja ka ndodhur 20 vite më parë, konkretisht në qershor të vitit 1999 në veri të Londrës, tek banesa ku jetonin.

Driza, i njohur si “Tony Montana”, u rikthye fillimisht në Itali për të vuajtur dënimin me 30 vite burg për vrasjet e bëra në Siçili, ndërsa më pas në Britani mori dënim të përjetshëm.

“Tony Montana” shqiptar, Mane Driza, preku tokën angleze në qershor të vitit 1997,në moshën 17-vjeçare, pasi kishte ekzekutuar babë e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin në fshatin Bishan ku jetonte në Shqipëri. Ai është dënuar në mungesë me 25 vite në Shqipëri për këtë krim.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *