• |
ide | kryesore

Pa CR7, Real Madrid mund ti thyejë të gjithë rekordet negative

Sport



Më keq se kaq Real Madrid nuk kishte arritur gati kurrë të bënte. Një shkatërrim në të gjithë frontet, duke nisur nga trajnerët: tre në një sezon, më parë Julen Lopetegui, pastaj Santiago Solari e tani Zinedine Zidane, që dukej njeriu me prekjen magjike e që e ndërpreu serinë e tij pozitive duke u mundur nga Valencia. È mbi të gjitha, numri i golave të pësuar është ai që ka tërbuar tifozerinë.

Real pëson 1,24 gola për ndeshje duke llogaritur kampionatin (36 në 30 ndeshje, gati dyfishin e Atletico), Champions League (10 gola të pësuar për një mesatare prej 1,25), Kupën e Mbretit (9 gola të pësuar, mesatarisht 1,12), Superkupën Europiane (4 gola në një ndeshje) e Botërorin e Klubeve (1 gol i marrë në dy ndeshje). Në total janë 60 gola të pësuar në 49 ndeshje. Më keq nga ana numerike (por me mesatare të ndryshme) kanë bërë vetëm fundi i renditjes Huesca e Sevilla (60 si Real por në 52 ndeshje, kështu që me një mesatare më të mirë).

Ndeshja e humbur kundër Valencia ka përfaqësuar humbjen e 15 në sezon: 9 në Liga, 3 në Champions League, 2 në Kupën e Mbretit e 1 në Superkupën Europiane. Herën e fundit që Real Madrid kishte arritur në kuotën 15 humbje, ishte në sezonin 1993-94 kur u rendit në vendin e katërt në kampionat, u eleminua në cerekfinale të Kupës së Kupave kundër Paris Saint Germain e u turpërua nga Tenerife në cerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ka ende kohë për të bërë më keq: mbeten edhe 8 ndeshje zyrtare deri në fund të sezonit, e pamundur për të arritur Barcellona në krye të klasifikimit, vështirë ti marrësh vendin e dytë Atletico Madrid. E atëherë mjafton të humbësh gjysmën e ndeshjeve (4 në 8) për të barazuar rekordin historik prej 19 humbjesh vendosur në 1985, kur Real coi në shtëpi një trofe, duke mundur hungarezët e Videoton në finalen e Kupës Uefa, duke mbërritur i pesti në kampionat e duke u eleminuar në 1/8 e Kupës së Mbretit nga Athletic Bilbao.

Në histori, Real nuk ka arritur kurrë më shumë se 17 pikë diferencë nga rivalët historikë të Barcellona. Në këtë moment është -13 e në lojë janë ende edhe 24. Edhe në këtë rast, duke konsideruar gjendjen në të cilën ndodhet skuadra, rekordi mund të thyhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *