• |
ide | kryesore

Premtimi i Ballukut për By Pass-in e Fierit: Hapet para nisjes së sezonit turistik

Lajme, Të fundit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  gjatë inspektimit të By Pass-it të Fierit ka premtuar se brenda 30 qershorit punimet do të kenë marrë fund, duke i krijuar kështu akses të gjithëve për lëvizje.


“Një korsi e By Pass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik. Punimet janë duke ecur me ritme të shpejta dhe synohet që njëri krah i kësaj nyjeje të rëndësishme për trafikun drejt jugut të vendit, të jetë gati në fund të muajit qershor”, u shpreh Balluku.


“Në 10 prill do të hedhim konstruksionin metalik të urës së Semanit dhe në datën 22 prill, sipas grafikut të miratuar edhe nga supervizori, do të hedhim urën e Hoxharës. Janë ura të prodhuara në Itali, të ardhura, aktualisht janë gjendje stoku në kantier, dhe po montohen trarët në tokë fillimisht”, u shpreh inxhinieri i kompanisë që po kryen punimet.

Ministrja Balluku ka kërkuar nga kompania që të ruaj këtë ritëm të punës për të bërë të mundur realizimin në kohë të objektivit për sezonin veror.

“Është e rëndësishme, që ne t’i qëndrojmë premtimit që kemi bërë. Deri në 30 qershor kjo rrugë të jetë e hapur për mjetet e tonazhit të lehtë, pra që janë autobusët dhe automjetet e vogla. Nuk do jetë e hapur për kamionët dhe në 30 qershor premtimi do të mbahet”, është shprehur ministrja Balluku.

 

7 Comments

  1. Partia ua ka treguar vendin gjithmone kollaboracionisteve, si Beqir Balluku, Petrit Dume….
    Uuuu me duket ngaterrova kohe!

  2. Perseri bypass-i i Fierit. Fajin e ka Saliu!!!!!

    qe nuk e mbaroi doemos.

    Ska faj …. po mendon per rrugen e Elbasanit…si tia bej …si tia bej qe ta mbaroj ???

    1. SI TJA BEJNE QE TE HEDHIN PRAPE UJE E PASTAJ PRAPE MIELL . KETA DUAN QE AFATI I PERFUNDIMIT TE TYRE TE SHKOJE NE PAFUNDESI

  3. Kompetentja, e autorizuara, inxhinierija e llogaritarja me e mire se si mund ta shesesh si pune mbaruar e parate e shterruara, kemi kete pasi ka dhene prova ne administrimin e linjave ajrore e parave te Rinasit nga kalohen parate e bankave offshorr, nga ku vidhen brenda Rinasit parate per transferta, nga ku njerezit biletat e udhetimit i blejne me shtrenjt se kudo, e ne presim nga keta miqe e shoke te korrupsionit qe tufa Ramiste i ka mbledhur ne kete keshille hajdutesh. Premtimet e zbukurimet keta te marrin mendjen, per realizimet, fajin e ka SALIU.

  4. Mos e cani -Astarin-se deri ne zgjedhjet e qershorit do mbarojne te gjitha.Pastaj do mbyllen prape do vazhdojne deri ne zgjedhjet e ardhshme se morrat e kuq punojne me plane pevjecare dhe .Pastaj do punohet si ne diten e Enverit-deri ne qershor naten do e bejne dite .Do i kallaisin me nga 5 cm asfalt dhe disa vija te bardha per tu dukur qe ja ne e hapem korsine para afatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu