• |
ide | kryesore

Protesta e 16 marsit: Lihen në burg 2 protestues

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme u caktua masa e e sigurisë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për protestuesit e opozitës, të cilët u shoqëruan më 16 Mars në polici për shkak të sjelljeve të tyre të konsideruara të dhunshme.

Në burg u la Mariglen Doci dhe Dorjan Protoduari, ndërsa për shtetasit Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafa dhe Ermir Bruka është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat. Balliu pohoi se nuk ka asnjë provë, por shtoi se Rama ka arrestuar qytetarët, pasi ka frikë dhe iu trembet protestave.

Për 5 protestues të tjerë ende nuk është përcaktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.



2 Comments

  1. Turp per Zotin!! Mire qe u arrestuan ne shkelje totale te ligjit (jo ne flagrance), por lihen ne burg ne te njejten kohe qe tahiri me akuze per organizate kriminale gjykohet ne gjendje te lire. E ubububshme do thoshte rama.

  2. po prit or popull se i kane hyre gjykates se tiranes organet e vetingut! gjyqtaret jane tallaz tallaz, sdine ca te bejne nga presioni i Rames . Dhe vendim kunder Rames…hopaaaaa ngele tek vetingu….. dhe vendim pro rames shanset e tuaj jane si ne fillim 🙂 kta lujn per te rrujt shanset.

    sepse ne nje vend bordello nuk bir kurve te jete i virgjer. nuk e ekziston ASNJE gjykates apo prokuror qe te MOS kete marre para!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *