• |
ide | kryesore

Punimet në Kombinat, disa zona mbesin pa energji (Oraret)

Lajme, Të fundit



Punimet e kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në nënstacionin TEC në zonën e Kombinatit do të sjellë ndërprerje të energjisë elektrike për sot dhe nesër në disa zona të Tiranës përgjatë orarit nga ora 08:00-16:00.

Lajmi konfirmohet nga OSHEE-ja, e cila njofton për të gjitha zonat të cilat do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike  pas ndërhyrjeve në nënstacionin e Kombinatit.

“Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill? Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.

Zonat pa energji si me poshte ??

?4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet✔️

?5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit✔”, njofton OSHEE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *