• |
ide | kryesore

Racizmi, Bonucci në qendër të kritikave, për fjalët ndaj Kean: “Dënoj çdo formë racizmi e diskriminimi”

Sport



“E dua natën, sepse atëherë të gjitha ngjyrat janë njësoj e unë jam njësoj me të tjerët”. Përdor një citim të Bob Marley, Moise Kean për të dhënë mendimin e tij mbi atë që ndodhi në Cagliari, pas koreve raciste të marrë në Sardegna Arena. Sulmuesi i Juventus autor i golit të dytë, që mbylli ndeshjen, ka postuar në Instagram një foto të tij me një fëmijë të bardhë, bashkë me fjalët e artistit ikonë nga Xhamaika.

E ndërkohë, mbi Leonardo Bonucci është krijuar një stuhi e vërtetë kritikash pas fjalëve të thëna për rastin Kean: “Duhet ta evitonte atë festim” tha qendërmbrojtësi pas ndeshjes, por mbi të janë hedhur fuqishëm në sulm Raahem Sterling, Mario Balotelli e së fundi edhe Lilian Thuram. “Thotë se Moise e kërkoi vetë dhe kështu thotë dicka që shumë e mendojnë: se zezakët e meritojnë atë që i ndodh. Për shkak të njerëzve të tillë nuk ecin gjërat. Janë të turpshëm. Moise i them të jetë krenar përballë personave si Bonucci që do të donin të dorëzoheshim” ka ashpërsuar tonet ish-mbrojtësi i Juventus.

Por Bonucci është kthyer të flasë për rastin Kean në Cagliari, duke publikuar një postim për “të qartësuar” mendimin e tij. “Në fund të ndeshjes – shkruan mbrojtësi bardhezi në Instagram – u shpreha në një mënyrë të nxituar, që u interpretua keq mbi një argument për të cilin nuk mjaftojnë orë e për të cilin luftohet prej vitesh. Dënoj – nënvizon Bonucci – cdo formë racizmi e diskriminimi. Sjellje të tilla janë të pajustifikueshme e mbi këtë nuk mund të ketë keqkuptime”.

 

View this post on Instagram

 

Dopo 24 ore desidero chiarire il mio pensiero. Ieri sera ho parlato alla fine della partita e mi sono espresso in modo evidentemente troppo sbrigativo, che è stato male interpretato su un argomento per il quale non basterebbero ore e per il quale si lotta da anni. Condanno ogni forma di razzismo e discriminazione. Certi atteggiamenti sono sempre ingiustificabili e su questo non ci possono essere fraintendimenti. // After 24 hours I want to clarify my feelings. Yesterday I was interviewed right at the end of the game, and my words have been clearly misunderstood, probably because I was too hasty in the way I expressed my thoughts. Hours and years wouldn’t be enough to talk about this topic. I firmly condemn all forms of racism and discrimination. The abuses are not acceptable at all and this must not be misunderstood.

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19) on



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *