• |
ide | kryesore

Racizmi, gafa e komentatorit të BeInSport bën xhiron e botës: “Jo keq për një zezak”

Sport



“Nuno Da Costa ka bërë gjashtë gola e pesë asist decizivë: jo keq për një zezak, titullar vetëm në 17 ndeshje”. Lëshimi i gojës së ish-lojtarit të Parmës Daniel Bravo gjatë komentimit të ndeshjes Strasburg-Reims në Ligue 1 ka vënë në siklet BeIn Sports që ka kërkuar menjëherë ndjesë: “Promovojmë diversitetin e luftojmë racizmin”. Në fund të ndeshjes vetë sulmuesi Da Costa e ka “falur” Daniel Bravo: “Një lapsus mund të ndodhë, punon shumë”.

Pas gabimit në transmetim direkt, Bravo ka kërkuar Da Costa në dhomat e zhveshjes për ti dhënë fund cështjes, duke gjetur mirëkuptimin e sulmuesit të Strasburg që, duke postuar në Tëitter një foto së bashku, e ka mbyllur historinë në mënyrë simpatike: “Asnjë problem, një lapsus mund të ndodhë. Problemi është se Bravo punon shumë, BeIN jepi fund ndeshjeve të mesjavës…”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *